Zbulo se cilat janë shenjat e horoskopit që jo gjithmonë i meritojnë kritikat që marrin.
Binjakët
Binjakët janë shenja më e përfolur e horoskopit. Ajo çfarë dëgjojmë më shpesh për ta, është të thuhet se janë me dy fytyra, se janë egocentrikë, se e ndryshojnë papritur humorin e tyre dhe se nuk e meritojnëbesimin tonë të plotë. Gjithsesi, këto janë përfundime jo përherë të vërteta, ndaj i kemi vendosur në këtëlistë. Binjakët janë persona të lirë, që nuk kanë një standard për lumturinë. Një ditë mund të ndihen tëlumtur të punojnë në një zyrë, ndërkohë një ditë tjetër braktisin gjithçka dhe transferohen në një fshat, sepse duan një jetë më të qetë. E njëjta gjë ndodh edhe me marrëdhëniet e tyre, arsye e cila i bën të duken si të paqëndrueshëm emocionalisht. Ata që mendojnë se i njohin këta persona thjesht nga përfundimet e tëtjerëve, humbasin mundësinë të kenë një mik vërtet special si një Binjak.
Gaforrja
Janë njerëz fantastikë, sidomos nëse je lodhur nga zhgënjimet apo mungesa e besimit të të tjerëve. I vlerësojnë jashtë mase marrëdhëniet e tyre, duke vendosur përherë në vend të parë familjen dhe të afërmit e tyre. Mirëpo, kjo lloj zgjedhjeje shihet nga të tjerët si një formë varësie emocionale apo nevoje për praninë e të tjerëve. Njerëzit nuk e kuptojnë se Gaforret janë mjaft të qëndrueshme emocionalisht, thjesht arrijnë në përfundime të parakohshme. Mirëpo, njerëzit e kësaj shenje kanë mjaft respekt për veten, saqënuk preken nga këto fjalë. Në momentin e duhur ato gjejnë shoqëritë e duhura që dinë t’i vlerësojnë për ato që janë.
Luani
Edhe Luanët janë ndër shenjat më të përfolura të horoskopit. Kur duam të lexojmë apo mësojmë diçka mëtepër për cilësitë që i karakterizojmë, padyshim hasim në përfundime si “janë arrogantë”, “janë të ftohtë” etj. Nuk mund ta mohojmë se janë një shenjë që u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, apo të jenë tëadmiruar nga të tjerët, por nuk e bëjnë kurrsesi këtë gjë duke lënduar të tjerët. Janë njerëz mjaft socialë, si dhe mundohen përherë t’i përfshijnë miqtë e vërtetë në arritjet dhe sukseset e tyre. Duke i njohur mirë, ke për ta kuptuar se nuk janë absolutisht të pasigurtë, përkundrazi, janë mjaft të sigurtë në vetvete.