Bota

Njëri me koronavirus, 15 ministra futen në karantinë

15 ministra të qeverisë polake janë futur në karantinë pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus një kolegu i tyre. Bëhet fjalë për ministrin e Mjedisit të Polonisë, Michal Wos, i cili doli pozitiv mbrëmjen e së hënës, shkruan abcnews.al.

Ministrat janë futur në karantinë pasi kishin zhvilluar një mbledhje qeverie më datë 10 mars.

Ndërkohë, mësohet se 9 nga 24 ministrat bashkë me kryeministrin nuk kishin qenë në atë mbledhje, kurse atyre që gjenden në karantinë u janë marrë tamponët dhe priten të dalin rezultatet, raporton BBC.

Polonia tani ka 177 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 4 të vdekur. / abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button