Horizonti.al

Njeriu, një “kafshë” që mund të parashikojë

Aktualisht e gjithë shoqëria është e bazuar në informacionet, dhe informacionet mbi të ardhmen quhen pikërisht parashikime. Ja përse janë kaq të rëndësishëm. Dhe ato që fare mirë mund t’i quajmë Profecitë, mund t’i ndajmë në tre kategori. Profecitë “tradicionale”, që shtrihen nga lashtësia dhe kanë qenë pikërisht ato në origjinë edhe të vetë feve që ekzistojnë sot. Profecitë e sotme, që përfshijnë ata parashikime që duhej të ishin realizuar apo të realizohen pikërisht në këtë fillim të mijëvjecarit të tretë dhe për të cilat jemi në gjendje të themi se cilat janë realizuar dhe cilat jo. Dhe profecitë e së nesërmes

njeriuEshtë shumë e vështirë të bësh parashikime, sidomos nëse kanë të bëjnë me të ardhmen. Batuta e famshme u është atribuar herë pas here personaliteteve të ndryshëm, nga shkrimtari amerikan Mark Tuein deri tek Nils Bori, fitues i Çmimit Nobel për Fizikën në vitin 1922. E kujtdo qoftë autorësia, kjo moto ka një vlefshmëri çarmatosëse: asnjëri prej nesh nuk mund të dijë me saktësi atë që do t’i rezervojë e ardhmja. Por, gjithmonë e ndien nevojën.

Për këtë arsye, në të gjithë epokat dhe kulturat ekzistojnë apo kane ekzistuar personazhe të aftë të drejtojnë komunitetin drejt të ardhmes: profetë dhe fallxhorë, roli i të cilëve është marrë sot nga studiuesit e futurologjisë dhe nga shkencëtarët.

Për më tepër, aktualisht e gjithë shoqëria është e bazuar në informacionet, dhe informacionet mbi të ardhmen quhen pikërisht parashikime. Ja përse janë kaq të rëndësishëm. Dhe ato që fare mirë mund t’i quajmë Profecitë, mund t’i ndajmë në tre kategori. Profecitë “tradicionale”, që shtrihen nga lashtësia dhe kanë qenë pikërisht ato në origjinë edhe të vetë feve që ekzistojnë sot. Profecitë e sotme, që përfshijnë ata parashikime që duhej të ishin realizuar apo të realizohen pikërisht në këtë fillim të mijëvjecarit të tretë dhe për të cilat jemi në gjendje të themi se cilat janë realizuar dhe cilat jo. Dhe profecitë e së nesërmes, duke parë natyrisht përpara se çfarë munden të imagjinojnë ekspertët, shkencëtarët dhe teknologjitë për të nesërmen.

Përgjigja që nuk është

Po përse njeriu është një “kafshë në gjendje të parashikojë”? “Në përgjithësi, ne kemi nevojë për kontroll. Eshtë mendja jonë e cila është e strukturuar pikërisht në këtë mënyrë”, shpjegon Lorenzo Montali, psikolog social dhe studiues në Universitetin Bicocca të Milanos.

Natyrisht, që ka dallime individualë, ka persona që janë më të etur si dhe persona që e ndiejnë më pak nevojën për të ditur gjithçka. Janë ata “që hidhen”, domethënë që përballen me situatat edhe atëherë kur nuk e kanë ndjesinë që i kanë gjërat nën kontroll. Një tendencë që psikologët e identifikojnë ëq nga fëmijëria: fëmijët që janë më vëzhgues kanë prirjen që edhe kur të rriten të kenë më shumë nevojë për të ditur se çfarë të presin. Ajo që është e sigurtë është se bëhet fjalë për një nevojë shumë të zakonshme: kush nuk do të donte të dinte nëse do të gjejë dashurinë, një punë të mirë, kurën për një sëmundje? Ja përse prirja për t’i besuar dikujt “që di më shumë” dhe që mund të shuajë pra ankthin për të ditur se cfarë do të ndodhë është një sjellje e zakonshme.

Mendime magjikë

Studimet më të fundit mbi këtë argument demonstrojnë se nevoja për të besuar ata që dinë të parashikojnë varet nga vetë funksionimi i trurit. Si dhe nga një mekanizëm konjitiv i quajtur “mendimi magjik”. Disa eksperimente të kryer mbi fëmijët, në fakt, demonstrojnë se mendja është e prirur që t’ia atribuojë mendimet dhe qëllimet asaj që na rrethon (pra edhe gjërave të pafrymë, si retë në qiell, apo përse jo, fletëve të cajit në fundin e filxhanit. Dhe është pikërisht ky mekanizëm neural që i shtyn shumë individë të interpretojnë në mënyrë mbinatyrore disa fenomene, apo të besojnë tek parashikimet. Në të vërtetë, pas 8 viteve të parë të jetës mendimi magjik ka prirjen që të zhduket, por shumë të rritur e ruajnë gjithësesi nga pak.

Ka megjithatë individë që u besojnë parashikimeve dhe individë që mbeten skeptikë. Sipas kërkimeve të Jordan Grafman (i Institutit Kombëtar të Crregullimeve Neurotikë në Bethesda, SHBA) mbi mekanizmat neuralë që qëndrojnë në bazë të mendimit, truri ynë është i prirur të besojë ngjarjeve që duken mjaftueshëm të bazuara. Kështu, kur verifikohet apo duket se verifikohen fenomene të pashpjegueshëm, apo dëshirohen përgjigje për të nesërmen, është vetë sistemi konjitiv që kërkon ndonjë bazë. Në këtë pikë, truri mund të reagojë në dy mënyra: kush është më i prirur të besojë se ekzistojnë aftësi si ajo e parashikimit të të ardhmes kërkon shpjegime tek e mbinatyrshmja, ndërsa kush shfaqet shumë racional pohon se për disa gjëra nuk mund të prononcohemi, apo që ndoshta ekziston një shpjegim racional dhe që nuk është ende i njohur për shkencën. Por nuk është e thënë se sjellja e parë është sjellje “prej injorantësh” dhe tjetra prej personash veçanërisht inteligjentë: disa studime të kryer në SHBA demonstorjnë se mendimi magjik dhe ai racional janë në fakt më të përhapur tek ata që kanë studiuar më shumë. Megjithatë, është një fakt që shoqëria jonë, pikërisht ashtu si individët, ka nevojë për përgjigje mbi të ardhmen e saj për të mundësuar zhvillimin konstant dhe evolucionin e qëndrueshëm.

Në këtë rast, është shkenca që ka marrë rolin e “fallxhorit”, duke patur çdo të drejtë fjale në fusha që deri një shekull më parë ishte e përjashtuar: psikologjia, për shembull, ka zëvendësuar filozofinë dhe teologjinë. Pra, njerëzit janë shtyrë t’u besojnë shkencëtarëve.

Përtej shkencës

Natyrisht, shkencëtarët nuk janë të vetmit guru të të ardhmes që sot kanë besimin e njerëzve. Sipas Ulrich Beck, docent i sociologjisë në Universitetin e Mynihut në Gjermani dhe autor i librit të famshëm “Shoqëria e riskut”, po jetojmë një epokë në të cilën perceptimi për të ardhmen ka ndryshuar bashkë me konceptin e riskut. Në krahasim me 500 vjet më parë, nëse ndodh diçka nuk mund të dihet as sa do të zgjasë efekti i saj në brezat e ardhshëm, as sa do të shtrihet në hapësirë (një shembull klasik janë katastrofat bërthamore).

Kjo bën që shkenca të thotë pak edhe në brendësi të disa fushave që i përkasin asaj. Në përcaktimin e veprimeve bëhen të rëndësishme pyetje si: çfarë botë do u lëmë brezave të ardhshëm? Dhe pikërisht mbi këtë, “duke parashikuar të ardhmen”, opinioni publik, domethënë të gjithë ne, mund të ndërhyjmë. /Focus/

PERSHTATUR NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button