Me më shumë se dy milion raste, SHBA ka numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara në botë. Ajo gjithashtu ka regjistruar më shumë se 115,000 vdekje.
Shteti i Nju Jorkut është prekur veçanërisht keq, me më shumë se 30,000 vdekje në total, por numri i vdekjeve ditore ka mbetur nën 100 që nga fundi i majit – nga 1.000 në ditë në fillim të Prillit.
Në një moment, më shumë se 90% e popullsisë amerikane ishte nën urdhëra të bllokimit të detyrueshëm, por shumica e shteteve tani kanë hequr kufizimet e qëndrimit në shtëpi dhe kanë lejuar disa biznese të rihapin – një veprim që zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se mund të përhapin virusin. Në shkallë vendi, numri i rasteve të reja ka mbetur i qëndrueshëm në rreth 20,000 në ditë për disa javë, por situata nuk është e njëjtë në çdo shtet. Ditët e fundit guvernatorët e Oregon dhe Utah ndaluan planet për të lehtësuar kufizimet e bllokimit, duke përmendur pikat lokale të infeksioneve. Më shumë se 44 milion njerëz – më shumë se një e katërta e fuqisë punëtore të vendit – kanë bërë kërkesë për përfitime të papunësisë që nga goditja e pandemisë. Rënia ekonomike në SHBA tani është shpallur zyrtarisht një recesion.