Bota

Nobeli i humorit, 2018: Lista e fituesve që fillimisht të bëjnë për të qeshur, e më pas të reflektosh

Natën e 13 shtatorit një teatër i universitetit të Harvardit në Massachusetts priti një nga takimet akademike më të shumëpritura të vitit; dorëzimin e IgNobel. Nobeli i kushtuar atyre që shkaktojnë ilaritet, autoironi dhe vlerë shkencore në të njëjtën kohë. Edhe pse tema e takimit të 28-të të kësaj ngjarjeje ishte zemra kërkimet e vlerësuara ishin edhe për organet e funksionet anatomike më pak të fisshme.

Një kurë lemerisëse. Ig Nobel për mjeksinë i shkoi dy shkencëtarëve amerikanë Marc Mitchell dhe David Wartinger për mënyrën sesi malet ruse (parku i dëfrimit) përshpejtojnë nxjerrjen e gurëve renalë. Të dy ofruan disa modele tridimesionale të veshkave njerëzore përgjatë uljeve dhe ngritjeve në Disney World në Orlando, Florida. Zbuluan se të ulesh në vagonët e fundit garanton 64% të suksesit terapeutik kundër 17% të atyre që ulen në vendet e para.

Shembull i mirë. Nuk ka kërkim pa divulgim dhe kjo kërkon kurajo. Gastroenterologu japonez Akira Horiuchi fitoi çmimin Ig Nobel për edukimin sanitar për vetë faktin se i realizoi vetes një kolonoskopi ulur dhe jo në pozicionin klasik të shtrirë. Horiuchi pati vetëm një shqetësim të vogël dhe e bëri për të inkurajuar japonezët për t’iu nënshtruar këtij ekzaminimi në në vend, në të cilin përqindjet e kancerit kolo-rektal janë në rritje.

Pështyma dhe pulla. Një ekip portugez i përbërë nga Paula Romão, Adília Alarcão dhe César Viana kanë treguar se pështyma njerëzore e bashkuar me solucione alkoolike është mjaft e mirë si detergjent për skulpturat e shek XVIII. Ky ishte çmimi për kiminë. Një grup ndërkombëtar urologësh fitoi çmimin për mjeksinë riprodhuese që krijoi një metodë të pagabueshme të matjes së ereksioneve të natës.

Nuk ushqehemi mjaftueshëm. James Cole, arkeolog nga universiteti britanik i Brighton-it u shqua për një studim të matjes së vlerës nutricioniste të kanibalizmit, të praktikuar në të kaluarën nga shumë kultura. Qetësohuni! Ka zbuluar se nuk është shumë e lartë dhe kemi më pak kalori se një darkë me biftek.

Të shfryhesh kështu. Ig Nobel për ekonominë i shkoi grupit të Kandasë, SHBA, Kinës dhe Singaporit që tregoi se të zemërohesh me një kukull vudu virtuale ndihmon për të shfryrë frustrimet kundër shefit pa rrezikuar vendin e punës.  Ig Nobel për letërsinë i shkoi Thea Blackler, Rafael Gomez, Vesna Popovic dhe M. Helen Thompson nga Australia, Salvadori dhe Mbretëria e Bashkuar që treguan se pjesa më e madhe e njerëzve që ble produkte të kushtueshme teknologjike nuk lexon udhëzimet.

Pasqyrë reflektuese. Një grup antropologësh u vlerësua për zbulimin në kopshte zoologjike se shimpazetë imitojnë njerëzit po aq sa ne imitojmë ata dhe me imtësi. Ig Nobel për biologjinë i shkoi një grupi shkencëtarësh që tregoi se mjafton të nuhatësh një gotë me verë për të kuptuar nëse ka një mizë brenda. Ig Nobel për paqen i shkoi grupit të Spanjës dhe Kolumbisë për matjen e frekuencës, motivimit dhe pasojat e ulërimës dhe mallkimit në makinë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button