Bota

Norvegji: Hackerat rusë goditën agjencinë tonë të spiunazhit

Emailet e nëntë nëpunësve civilë në Norvegji janë vënë në shënjestër të hackerave rusë, që besohet se janë të lidhur me shërbimet e fshehta ruse, bëri të ditur shërbimi norvegjez i sigurisë. Saktësohet se nuk janë marrë informacione të klasifikuara.

Zëdhënësi i PST, Martin Bernsten tha se agjencia ishte paralajmëruar në fillim të këtij viti nga një agjenci e huaj për “sulme të shënjstruara” ndaj shërbimit të fshehtë, Partisë së Punës së Norvegjisë, ushtrisë dhe institucioneve qeveritare.

“Sulmet kishin një shenjë dalluese që tregon se prapa tyre ka qenë APT29”, tha Bernsten. “Mund të gjurmohen deri në Rusi”.

Ai tha se APT29 ishte një tjetër term për Cosy Bear, hackerat që vitin e kaluar hynë në kompjuterat e Partisë Demokratike në SHBA dhe më herët në rrjetin e Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Shtabit.

“Ka një bashkëpunim të mirë ndërkombëtar ku paralajmërojmë njëri-tjetrin”, tha Bernsten: duke thënë se këto lloje sulmesh ndodhin “rregullisht”.

“Spear-phishing” përfshin emaile të dërguar nga individë apo biznese të njohura. Pasi përdoruesi hap emailin, hackerat mund të nisë programe që nisin vjedhjen e të dhënave në rrjetin kompjuterik të marrësit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button