Enciklopedike

Nostradamusi e “parashikoi” Donald Trumpin, 400 vjet më parë

Për ata që nuk bisedojnë në gjuhë mesjetare, “History Channel ka ofruar këtë përkthim”

Këto pasazhe nga Nostradamusi, janë dëshmi se ai, me sa duket, ‘parashikoi’ një fitore të Trumpit në vitin 2016.

Michel de Nostradame, ishte një “parashikues” francez, i cili vdiq në vitin 1566 dhe shkroi mbi një mijë parashikime për shekujt e ardhshëm, që përmbahenn tek “Les Propheties”.

Ai i shkroi këto në formën e poemave me 4 vargje. “Les Propheties” u botua në 10 vëllime, secili i referuar si një ‘shekull’.

Eshtë thënë se ky personazh parashikoi ngjarje të tilla, si Lufta e Dytë Botërore dhe Sulmet e 11 Shtatorit.

Disa besojnë se Century III, Quatrain 81 i referohet zgjedhjeve presidenciale 2016.

Le grand criard sans honte audacieux,

Sera esleu gouuerneur de l’armee:

La hardiesse de son contenteur

Le pont rompu, cité de pur pasmee.

Për ata që nuk bisedojnë në gjuhë mesjetare, “History Channel ka ofruar këtë përkthim”:

Zhurmëmadhi i paturp dhe i guximshëm;

Ai do të zgjidhet komandant i ushtrisë;

Guximi i madh i garës së tij;

Ura e thyer, qyteti i mekur prej frikës.

Dakord, mund të tingëllojë e besueshme, sidomos po të kemi parasysh që Trumpi është edhe Komandant i Përgjithshëm.

POr ka edhe parashikime të tjera të Nostradamusit, që janë lidhur me zgjedhjet presidenciale 2016.

Tek Century VIII, Quatrain 15 ai shkruan:

Gruaja mashkullore do të përpiqet të imponohet në veri;

Ajo do të mërzisë pothuaj gjithë Evropën dhe pjesën tjetër të botës;

Dy dështime do e vendosin atë në një çekuilibër të tillë;

Se, si jeta edhe vdekja, do të forcojnë Evropën Lindore.

Disa kanë thënë se gruaja mashkullore është Hillary, dhe Evropa Lindore më e fortë është Rusia?

Quatrain 20 thotë:

Mesazhi i rremë për zgjedhjet e vjedhura;

për të shkuar nëpër qytet dhe ndalur paktin e prishur;

zëra që blihen, faltorja e mbushur me gjak;

perandoria e nënshtruar.

Ndoshta i referohet bashkërendimit të politikës së jashtme të Trumpit dhe Putinit? Apo ndoshta hetimeve që vazhdojnë për futjen e hundëve të Rusisë në zgjedhje?

Ndoshta viti i dytë i Trumpit si president do të zbulojë më shumë. / History Channel – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button