Sofia Nikitchuk është MIss Rusia 2015 dhe në ditët e fundit, ka arritur të dalë në kopertinën e revistës Stolnik. Nudo, e mbështjellë me flamurin tringjyrësh rus.
Për daljen në këtë mënyrë në kopertinë, modelja 21-vjecare ka përfunduar nën hetim. Zyra e prokurorit të rajonit të Sverdlovskit ka bërë të ditur se ka hapur një proces, rezultati i të cilit do të bëhet i ditur muajin e ardhshëm.
Kopertina e revistës Stolnik ka ndezur një debat të fortë në Rusi, duke shkaktuar jo pak polemika. Opinioni publik është i ndarë, mes atyre që e konsiderojnë fyerje zgjedhjen artistike të revistës, dhe atyre që mbrojnë fotot nudo të të mrekullueshmes Nikitchuk.