Parisi dhe Berlini kanë rënë dakord se duhet të “veprojnë shpejt”, dhe në mënyrë vendimtare sa i përket vënies në zbatim të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. E ka pohuar ministri francez i Financave Michel Sapin në Francë 2.
“Ne kemi temperamentet të ndryshme, të gjithë e njohim mirë mënyrën se si gjermanët përpiqen që të arsyetojnë seriozisht, dhe ata kanë të drejtë”, shtoi ai. Por “nuk ka dallim mes të Francës dhe Gjermanisë mbi aktualitetin: Britania duhet të largohet shpejt? Po. Londra ka votuar, ajo ka votuar për Brexit, dhe Brexit duhet të vihet në zbatim që tani!”/bota.al