Bota

Nuk ka foto më të dhimbshme: “Një nënë ukrainase thirret të identifikojë trupin e të birit të vdekur”.

“Kjo foto është shkrepur nga reporterja e jashtëzakonshme Francesca Volpi. Në qendër të fotos gjendet Rina, një femër ukrainase që, për dy javë me radhë, ka kërkuar informacione për djalin e saj 22 vjeçar, Eduard, i cili nuk po i përgjigjej më në telefon. Më pas, ajo mori një telefonatë nga morgu i Mykolaivit për njohjen e trupit të një të riu. I vetmi detaj që dyshuan se mund të ishte djali i saj, ishte një tatuazh që kishte në këmbën e tij. Ky djalë ukrainas ishte një tjetër i ri ndër të shumtët që humbën jetën nga bombardimet e Kharkivit. Kjo foto tregon gjithçka. Gjithçka”. – Roberto Saviano

Nuk ka dhimbje më të madhe për një prind, se sa të shohë të vdekur përpara syve fëmijën e vet. Nuk ka dhimbje më të madhe se të njoftojnë nga morgu për të idendifikuar një të vdekur, i cili dyshohet të jetë fëmija yt. Shpreh lutje pafund të mos jetë ai, dhe në fund të ndahet zemra në dysh kur sheh se ai trup i pajetë është fëmija yt. Është ai që ke rritur me shumë sakrifica, që në mendje kishe thurrur një të ardhme më të mirë për të, por që në ato momente e sheh të shtrirë pa ndjenja. Mallkon veten që Zoti nuk të mori ty, por mori fëmijën tënd në moshë aq të re…

Këto janë pasojat e një lufte që nuk po njeh pushim. Më parë ishte e paimagjinueshme që në vitin 2022 të diskutohej për luftë, ndërkohë që tani lutemi që kjo luftë të përfundojë sa më parë. Dhe pasojat më të mëdha sigurisht i ndiejnë vendet më të prekura, Ukraina dhe Rusia. Mjafton të shihni vetëm foton e këtij artikulli për të kuptuar se sa shumë dhimbje ka shkaktuar kjo luftë. Kjo foto tregon gjithçka, edhe pse na duket e largët pasi nuk ka prekur vendin tonë…

Back to top button