Luis Suárez do të jetë jashtë fushave për rreth katër javë. Testimi i bërë të enjten në mëngjes konfirmon se uruguaiani ka një dëmtim në kapsulën artikulare të pasme në gjurin e tij të djathtë, pas një goditje që pësoi në pjesën e dytë të Clásicos të mërkurën në Santiago Bernabéu.
Numri 9 i Barçës do të mungojë në ndeshjet e Ligës kundër Betis, Alaves, Espanjol dhe ndoshta atë në Getafe, e cila është ndeshja e parë pas ndërprerjes në fillim të shtatorit.
Testet e kryera për Gerard Piqué konfirmojnë se mbrojtësi ka një tendosje në këmbën e majtë dhe do të shihet nëse do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Betisit. /bota.al