Një ish-roje e Trump Tower, ka deklarur se ka njohuri në lidhje me një marrëdhënie që Presidenti Trump kishte me një grua, e cila rezulton të ketë një fëmijë.
Ai pretendon se Trump e ka bërë fëmijën e jashtëligjshëm, në një kohë kur ishte i martuar jo me Melaninë por me ish-gruan e tij.
Ish-roja ka deklaruar se tani është i gatshëm të flasë pas mbylljes se një kontratë sipas të cilës ai nuk mund të fliste në asnjë media amerikane për këtë çështje.
Të premten, Marc Held avokati i ish-rojes Dino Sajudin, tha se klienti i tij ishte liruar nga kontrata me AMI, kompania mëmë e National Enquirer, , shkruan CNN, transmeton Dritare.net
Kontrata duket se është nënshkruar më 15 nëntor 2015 dhe thekson se AMI ka të drejta ekskluzive për historinë e Sajudinit, por nuk përmend hollësitë e vetë historisë “Burimi do të ofrojë informacionin AMI-t për fëmijën e paligjshëm të Donald Trump. .. ”
Kontrata thekson se “AMI nuk do t’i detyrohet burimit asnjë kompensim nëse AMI nuk publikon Ekskluzive …” dhe krye të marrëveshjes tregon se Sajudin mund të marrë një shumë prej $ 30,000 për Ekskluziven.
Gjithashtu në kontratë shkruhet se Sjudin do t’i paguajë AMI-t 1 milionë dollarë nëse e tregon historinë në një media tjetër.
Por, duket se tanimë AMI ka prishur kontratën me ish-rojën e Trump Towër, dhe ai do të mund ta rrëfejë historinë në një tjetër media. / Dritare.net