Bota

Numërim elektronik? Holanda e braktis, nga frika e hackerave

Votat e qytetarëve holandezë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të numërohen elektronikisht. Frika nga ndërhyrjet e hackerave në procesin e numërimit, e kanë detyruar qeverinë holandeze të marrë këtë vendim. Bazuar në informacionet e agjencive të zbulimit, që kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij viti në Francë, Gjermani dhe Holandë mund të jenë në shënjestër të hackerave, sidomos atyre rusë, Holanda ka vendosur t’i rikthehet numërimit me dorë të votave, si mënyra më e sigurtë për të nxjerrë rezultatet e vërtetë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button