Horizonti.al

Numrat më domethënës të numerologjisë biblike: Dhjeta

Screen Shot 2016-07-09 at 10.09.34

Janë të shumta rastet kur shfaqet numri 10  në Bibël. Përveç Dhjetë Urdhëresave, ekzistojnë 603 urdhëresa të tjera, për një total prej 613. 6+1+3 është e barabartë me 10. Dhjeta është një numër psikologjikisht i kënaqshëm. Ne nuk e vrasim shumë mendjen për listat me 9 elementë, ashtu sikur veprojme me listat dhjetëshe. Ne kemi 10 shtojca në skajet e duarve dhe këmbëve tona. Kështu që është e natyrshme që 10-a të jetë një numër i rëndësishëm në të gjithë Biblën.

Ajo tregon kompletimin, ashtu si 4, 12, 3, dhe 40. Noa ishte Patriarku i 10 para përmbytjes. Gjoni 03:16 është teza e të gjithë Biblës. Është imazhi-pasqyrë i numrit të ligjeve në Dhjatën e Vjetër, dhe kësisoj shifrat e saj shtohen deri në 10.

Perëndia premtoi të mos shkatërrojë Sodomën dhe Gomorën, nëse mund të gjendenin qoftë edhe vetëm 10 njerëz të drejtë në ato qytete. Jezusi kreu në total 37 mrekulli në të gjithë Ungjijtë. 3+ 7 është i barabartë me 10. Në greqishten origjinale, ai thotë disa variante të fjalës “përmbushje” 10 herë në çdo Ungjill. Ai citon Ligjin e Përtërirë më shumë se në çdo libër tjetër të Dhjatës së Vjetër, 46 herë. 4 +6 është e barabartë me 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close