Shtata, simboli i përsosmërisë në kërkimet mistike, përfaqëson të gjitha format e zbulimit dhe njohurive. Me numrin Shtatë shkojmë të eksplorojmë pjesët më të thella të ekzistencës për të arritur zbulimin, jo vetëm të qëllimit të tij, por edhe kuptimin e tij më të thellë. Shtata konsiderohet si numri i filozofisë dhe i analizës, por edhe i vetmisë dhe tërësisë. Rëndësia e numrit Shtatë në këto aspekte është e dukshme, nga numri i madh i rasteve kur përdoret në çështjet shpirtërore dhe fetare:
7 ditët e krijimit dhe të javës, sa për të marrë ndonjë shembull. Njerëzit që kanë si numër të tyre Shtatën, kanë një karakter introvers dhe janë shumë të mbyllur në vetvete. Pëlqejnë të analizojnë veten dhe të ndjejnë thellësinë e shpirtit të tyre, për të kërkuar gjithmonë përgjigje të reja. Nën ndikimin e numrit Shtatë, gjejmë njerëz të predispozuar që të jetojnë në grupe spirituale, të ndjekin doktrinat e Neë Age dhe të ndjekin karrierë eklesiastike, por edhe të veprojnë në fushën e kërkimeve.
Shenja e Zodiakut: Peshorja
Planeti dominues: Venusi
Elementi dominues: Ajri
Kërkesa personale: ekscentriciteti, finesa, intuita, mosbesimi, mbyllja në vetvete, frymëzimi, izolimi.
Qëllimi: të kuptojnë veten dhe botën, eksplorimi i natyrës njerëzore.
Zakone: Ndjenja e pavarësisë, thellësia e analizës, përsosmëria.
Defekte: Lidhja me të kaluarën, vizion i vogël, distancimi, nervozizmi, ngurtësia dhe heshtja.
Pika të dobëta: frikë se nuk janë në gjendje për të arritur qëllimet e vendosura, frikë mos bëjnë gabime.
Afërsia me numra të tjerë: Diskrete: 1 dhe 8. Shumë e mirë: 4, 7 dhe 9. / Bota.al