Covid19

Numri më i ulët i vdekjeve prej gati një muaj, si është situata në Spanjë

Spanja si duket po normalizon situatën e pandemisë, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 410 viktima.

Numri i vdekjeve, një ditë më parë ishte 565 duke sjellë në total 20,453 vdekje dhe duke e bërë Spanjën një nga vendet më të goditura në botë.

Numri i rasteve të përgjithshme të koronavirusit u rrit në 195.944.

Ky është numri më i ulët i vdekjeve ditore që nga 22 mars.

Dje, Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se bllokimi i vendit do të zgjasë deri në 9 maj por do të ketë lehtësim të masave në ditët në vazhdim./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button