Analiza

Obama autorizon sulme ajrore ndaj ekstremistëve irakianë

obama sulmePresidenti Barack Obama thotë se ka autorizuar avionët luftarakë amerikanë të kryejnë sulme ajrore me objektiv ekstremistët islamikë në Irakun veriperëndimor.  Në një fjalim që mbajti të enjten në mbrëmje vonë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se avionët amerikanë i kanë hedhur nga ajri ushqime dhe ujë banorëve të kërcënuar nga ekstremistët. Në fjalimin e tij, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund ta bëjnë një sy qorr” ndaj përparimit të militantëve, të cilët kanë detyruar largimin dhe vrasjen e pakicave etnike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësinë të parandalojnë “një akt genocidi të mundshëm” nga militantët. Presidenti theksoi se në Irak nuk do të dërgohen trupa amerikane. Megjithatë, ky vendim i presidentit për sulme ajrore përfaqëson përdorimin më të madh të forcës ushtarake amerikane në Irak, që kur trupat amerikane u tërhoqën nga vendi në vitin 2011, pasi qëndruan atje për rreth një dekadë.

Leave a Reply

Back to top button