Analiza

Obama dhe vegimi afrikan

Yannick Mireur
Le Monde

obama african summitKjo është historia e një rifillimi të përjetshëm. Pas samitit SHBA – Afrikë të mbajtur në ditët e para të gushtit në Uashington ku morën pjesë rreth pesëdhjetë kryetarë shtetesh të kontinentit afrikan, mjafton të  lexosh raportin e Shtëpisë së Bardhë dhe listën e urimeve që e shoqërojnë atë, dhe të zbulosh kontradiktat dhe pengesat e thella që  pengojnë zhvillimin e Afrikës.
Inisiativa amerikane për të mbajtur këtë samit, organizuar nën kujdesin e presidentit Obama ishte e dobishme, por mjaft e vonuar.
Mos vallë kjo vonesë ishte një zbulim i ndjesisë së Obamës për të ardhmen e kontinentit atëror ?
A do të angazhoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një dialog të tillë, gjashtë vjet pas zgjedhjes së tij, nëse Kina nuk do të hynte me forcë në kontinentin afrikan dhe të mos kishte mbledhur në Pekin kryetarët e shteteve të Afrikës?
Qyetarëve afro-amerikanë me të cilët e bashkon përvoja e tij e shoqërisë amerikane, Obama u mbajti një fjalim me gjuhën realiste të përgjegjësisë.  Ai vuri në dukje dobësinë e strukturave familjare të zezakëve amerikanë, si shkak i rëndësishëm i dështimit të tyre social.
Për kryetarët e shteteve afrikane, gjuha qe e njëjta ajo e përgjegjësisë. Amerika nuk i mblodhi kryetarët e shteteve të kontinentit për t’u bërë dhurata, por për të ndërtuar një bashkëpunim ekonomik.
Dëshirohet të kalohet nga një përqasje ndihme për zhvillim, e shprehur sidomos nga përpjekjet e administratës të presidentit Bushit kundra sëmundjes së Sidës, në një logjikë shkëmbimesh midis partnerëve, në frymën e AGOA-s (Africa Growth and Opportunity Act) e filluar gjatë presidencës  të Klintonit.  Ky ishte  boshti thelbësor i këtij Samiti. Sa për të tjerat, Amerika nuk ka politikë afrikane të me baza.
Të ndërtohet një bashkëpunim ekonomik
Inisiativat e njëpasnjëshme qysh prej njëzet vitesh, të AGOA-s dhe NEPAD-it (Partneriteti i ri për zhvillimin e Afrikës) datojnë qysh prej vitit 2001, duke kaluar nga moda afrikane në takimet ndërkombëtare, nuk ka ndryshuar një fakt thelbësor: pa institucione të qëndrueshme, pa shtet të fortë dhe pa arsim të fortë, zhvillimi do të mbesë në mënyrën më të mirë i fragmentuar, në mos i rremë.
Prioriteti i Obamës është për pajisjet energjetike, të domosdoshme për investimet industriale, nëpërmjet programit Power Africa, i Ndihmës Amerikane i destinuar për të shpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në Afrikën subsahariane, me 26 miliard dollarë të mobilizuar nga viti 2013. Por politikat e drejtimit janë  parësore.
Obama kishte folur për këto politika gjatë vizitës së tij të shkurtër në Gana në Korrik të vitit 2009. Fjalimi i tij në Akra pas atij të mbajtur në Kajro aspironte të ndryshonte marrëdhënien e Amerikës me botën myslimane.
Ai hidhte poshtë çdo sentimentalizëm, duke i ftuar afrikanët  të mirrnin në dorë luftën kundra korrupsionit, të vendosin institucione të qëndrueshme për të reduktuar varfërinë dhe një sërë dobësish që lidhen me zhvillimin e prapambetur.
Vetëm një president amerikan me gjak afrikan do të mund t’i fliste kështu Afrikës, pa qenë i akuzuar për paternalizëm – apo më keq.
Megjithatë në Samitin e Uashingtonit, ende u diskutua për ndihmën për vendet afrikane, për ndihma shtesë për krijimin e kapaciteteve komerciale rajonale për të rritur shkëmbimet ndërmjet vëndeve afrikane.
Gjithashtu u diskutua për të favorizuar një vizion të përbashkët afrikan për Agenda 2063 të Bashkimit Afrikan. Për fat të keq, siç e theksoi në fjalën e tij Obama, në një kontinent të rrënuar nga konfliket dhe korrupsioni, pa folur për grupet terroriste dhe epidemitë, pengesat janë kolosale.
A është gati Afrika për projekte afatgjatë?
A janë të aftë afrikanët për të projektuar të ardhmen e tyre afatgjatë? Kjo përqasje nuk i shëmbëllen atyre më tepër se sa e vëndeve të tjera të mëdha emergjente si Rusia, India apo Meksika. Të mendosh të ardhmen e saj në një afat të gjatë supozon një konceptim mendor po aq të fortë sa konceptimi që mbështet shtetin e të drejtës. Ajo nuk ngjason më rëndom ndërmjet udhëheqësve afrikanë, se  sa  përqasja “holistique” e sugjeruar nga komunikata e Shtëpisë së Bardhë, ku shtetet do të ndërmarrin politika koherente që përfshijnë arsimin dhe sigurinë  duke kaluar nga infrastruktura dhe shëndeti, dhe e cila duket se përshkruan më tepër një plan të Komisionit Evropian…
Obama,  në menynë e samitit evokoi çështjet e sigurisë dhe ndihmën për krijimin e forcave ushtarake, të afta për të siguruar ruajtjen e paqes.
Siguria është një problem i shteteve afrikane të cilët nevojitet ta vendosin në themel të politikës së tyre këtë çështje të ndjeshme. Në këtë kontekst, cila do të jetë pjesa e efikasietit dhe ajo e sovranitetit në zhvillimin afrikan?
Në çfarë mase kuadri ligjor, kulturor, institucional, i domosdoshëm për modernizimin duhet të burojë  bashkëpunimi ndërkombëtar ?
Në Afrikë ashtu si në vendet e tjera emergjente, gjithcka është e mundur, siç e tregojnë shifrat e rritjes ekonomike  të shumë vendeve, por ende rregullat nuk janë të qarta.
Partnerët ndërkombëtarë janë ende të nevojshëm për të favorizuar lindjen e kapaciteteve dhe kualifikimeve, zhvillimin e një sistemi ekonomik, të një rritje ekonomike, të punësimit, me një fjalë për të arritur ekonomitë e industrializuara.
A është e mundur një strategji e përbashkët përtej programeve të nisura aty-këtu, në favor të rinisë dhe punësimit në një vend apo në një tjetër? A mos do të duhej të përqëndrohej në disa shtete të vegjël për t’i bërë ato një laborator zhvillimi dhe vënë në zbatim në mënyrë metodike gjithcka që evokon komunikata e Shtëpisë së Bardhë?
Kjo do të kërkonte një inkuadrim të jashtëm, që pa dyshim asnjë kryetar shteti afrikan nuk do ta pranonte.
Por pa përparime vendimtare në drejtim të lidershipit, Samiti amerikan a mund të realizojë shumë më tepër se sa mbledhjet e tjera të mëdha rajonale?
Samiti i Unionit afrikan i parashikuar të mbahet në Shtator të këtij viti në Burkina Faso do t’i japë asaj disa indikacione. Sa për  presidentin Obama, i cili premton një përsëritje të samitit të Uashingtonit, politika e tij qysh prej vitit  2009 len të mendosh është pothuaj iluzion.
Yannick Mireur (Autor i librave “Pas Bushit: Përse Amerika nuk do të ndryshojë”,  2008 dhe “Bota e Obamës”,  Editions Choiseul, en 2011)
Pergatiti: S. Metani
BOTA.Al

Leave a Reply

Back to top button