Putini nuk ka vendosur ende nëse do të pranojë planin e paqes franko-gjerman për të paqësuar Donbassin. Merkeli fluturon për në Uashington për një takim kokë më kokë me Obamën. I cili kërcënon sërish: “Rusia ka shkelur të gjithë angazhimet, izolimi i saj do të vijë në rritje”
Rruga e paqes në Ukasinë duket më e papraktikueshme. Putini pohon se nuk dëshiron që të jetë i kërcënuar nga askush, ndërkohë që Hollande është i bindur që të cojë luftën në Kiev nëse nuk do të arrijë të ketë një marrëveshje me Rusinë: “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, atehër e dimë se ka vetëm një skenar në horizont. Dhe quhet luftë”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka fluturuar për në Amerikë për të takuar Obamën dhe prej aty i ka lëshuar një paralajmërim të fortë Kontinentit të Vjetër: “Ata që vijnë nga Europa, dua t’u them se nëse heqim dorë nga parimi i integritetit territorial nuk do të jemi në gjendje të ruajmë rendin e paqes në Europë”. Si të thuash: lamtumirë aset europian, nëse nuk mbrohemi nga Putini.
Edhe presidenti i SHBA, Obama ka lërshuar një “breshëri” kundër Moskës: “Rusia ka shkelur cdo angazhim që ka marrë për Ukrainën. Madje edhe ndërsa punojmë për një zgjidhje diplomatike, duam ta themi qartë që, nëse Rusia vazhdon rrugën e saj aktuale, që po shkatërron ekonominë ruse, godet qytetarët rusë dhe ka një efekt kaq të tmerrshëm mbi Ukrainën, atëherë izolimi i Rusisë do të përkeqësohet si nga pikëpamja politike, ashtu edhe ajo ekonomike”.
Ose më saktë: Putini të ndjekë modelin perëndimor nëse do të mbijetojë. Prej kohësh SHBA po vlerësojnë mundësinë e dërgimit të armëve në Kiev, mes të cilave raketa antitank, duke parë që funksionarët e Uashingtonit janë gjithnjë e më skeptikë që mund të mbërrihet në një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Bota.al