Bota

Obama mbrohet nga sulmet e kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Dhe u lëshon një mesazh europianëve pas Brexit

Screen Shot 2016-07-01 at 09.03.35

Barack Obama mbron marrëveshjet e tregtisë nga sulmet e dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Donald Trumpi në orët e fundit ka ngritur stekën, duke kërcënuar tërheqjen amerikane nga NAFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut. Presidenti amerikan, që ndodhet në Otava për samitin e “Tre Amigos” me Kanadanë dhe Meksikën, u përgjigj thatë: ”Ne nuk mund të tërhiqemi nga ekonomia globale. Integrimi ekonomik global dhe është këtu tashmë, ne vetëm duhet që të përcaktojmë rolin tonë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve këmbëngulëse rreth pozicioneve të Trumpit, presidenti përsëriti synimin e tij për të ecur përpara Partneritetin e Trans Paqësorit, i cili ka ndeshur edhe kundërshtimin e Hillary Clintonit. Obama më pas u përqendrua tek Brexit dhe pasojat e saj: tregjet duket se janë qetësuar në ditët e fundit, por ka shqetësim të arsyeshëm “në lidhje me ndikimin që dalja e Britanisë nga BE do të ketë mbi ekonominë në terma afatgjatë”.

Duke iu drejtuar udhëheqësve evropianë, ai bën thirrje për një plan të rregullt dhe të qartë të daljes, i vetëdijshëm se steka është lartë për të dyja palët. Në krah të presidentit meksikan Pena Nieto, Obama thekson kontributin e rëndësishëm të meksikanëve në Shtetet e Bashkuara, një kontribut që retorika e injoron. Retorika anti-emigrantëve e së kaluarës është e barabartë me atë të sotme. Amerika është “një vend i emigrantëve, dhe presidenti i ardhshëm amerikan do të ketë nevojë për një marrëdhënie të fortë me Meksikën”. Obama më pas bën thirrje që të bëhet kujdes në përdorimin e termit populizëm, për të përshkruar retorikën e përdorur në fushatën elektorale: ‘’Nuk bëhesh populist sepse thua diçka të diskutueshme për të fituar vota. Kjo është ksenofobi, madje edhe më keq”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button