Barack Obama është “lëshuar” në një mbrëmje në Broadway me vajzën më të madhe, Malia, për të marrë pjesë në një shfaqje të ‘The Price’, nga Arthur Miller, ku luanin Danny DeVito dhe John Turturro. Gjatë presidencës, Obamat ishin vizitorë të shpeshtë të teatrove të New Yorkut. Këto ditë ish-presidenti ka mbledhur disa prej anëtarëve të stafit të tij të vjetër – rreth njëzet persona – për të marrë informacion mbi gjendjen e situatës, në pritje për të përuruar zyrtarisht selinë e tij të re në Uashington. /bota.al
Less than a minute