Senatori amerikan Mark Kirk ka kritikuar ashpër Presidentin Barack Obama pas dërgimit të një shume të konsiderueshme parash qeverisë iraniane për lirimin dhe koordinimin e disa amerikanëve që po mbahen të burgosur atje.
Senatori është shprehur se Obama ishte duke vepruar si “shpërndarës i përgjithshëm droge”, raporton “CNN”. “Ne nuk mund të kemi një President të Shteteve të Bashkuara që vepron si një shpërndarës i përgjithshëm droge – tha Kirk – Dhënia e shumave të pastra të parave për një … sponsor shtetëror të terrorit. Këto para do të përhapen në të gjithë Lindjen e Mesme. …. Ne do të shohim probleme të shumëfishta ndërmjet këtyre vendeve pikërisht për shkak të parave që ne shpërndamë atje .” Komentet erdhën gjatë një interviste fundjavën e kaluar javën e kaluar me redaksinë e “The State Journal” në Illinois.