”Ne do të anulojmë dhe të zëvendësojmë Obamacare, një plan që paraqet probleme të mëdha”: Kështu ka përsëritur Donald Trumpi në inaugurimin e Ballos së Guvernatorëve në Shtëpinë e Bardhë.
‘’Nuk ua them guvernatorëve demokratikë, por atyre republikanë”, ka thënë me shaka presidenti amerikan. Për sot dhe është planifikuar një takim ad hoc, jo vetëm me guvernatorët, por edhe me drejtuesit e kompanive të mëdha të sigurimeve shëndetësore, si Blue Cross dhe Blue Shield, Cigna dhe Humana. Trump dhe republikanët megjithatë nuk e kanë ende një plan alternativ ndaj Obamacare dhe jo të gjithë guvernatorët republikanë e mendojnë si ai.