Tashmë, emri i George Sorosit është shndërruar në shkurtim për “komplotin hebraik”. Ja shifrat dhe faktet
Siç kanë thënë ata të Fondacionit Wu Ming në një tweet: “Komploti pluto-judaiko-masonik ishtë shumë i gjatë, për këtë arsye në epokën e mediave sociale u përshtat dyrrokëshja Soros”. George Soros (në Hungari, ku ai lindi në vitin 1930 shqiptohej Sorosh) është një financier i konsideruar shumë i zoti në sektorin e tij, që jeton në Nju Jork dhe investon një pjesë të pasurisë personale, në favor të kauzave progresiste (dy ditë më parë në Romë, është takuar me Kryeministrin Paolo Gentiloni).
… Vlen të bëhen disa shënime mbi financierin. Sorosi është në krye të dy entiteteve: njëri është puna, fondi Quantum, që bën pjesë në lidhjen e investitorëve të mëdhenj, dhe që ka realizuar goditje të forta (kujtoni spekulimet me stërlinën angleze në vitin 1998, të cilit BBC i dedikoi atëherë një speciale me titullin: “Njeriu që shkatërroi Bankën e Anglisë”); tjetri është Open Society Foundation, që është ombrella nën të cilën zhvillohen iniciativat bamirëse dhe politike, të gjitha shumë të majta. Si u vu Sorosi në shënjestër? Sa para ka në dispozicion, dhe sa hedh për iniciativat e tij private?