Covid19

OBSH bën paralajmërimin e fortë, kaq viktima parashikohen deri në tetor në Amerikën Latine

Numri i vdekjeve nga COVID-19 mund të rritet në 438,000 në Amerikën Latine deri në tetor, nëse masat parandaluese nuk zbatohen me përpikmëri, tha drejtori rajonal i OBSH për Amerikën Carissa Etienne.

Ai paralajmëroi që parashikimet e modelit matematikor nuk duhet të merren thjesht si fjalë por si udhëzues të planifikimit.

Në kushtet aktuale, pandemia pritet të arrijë në Kili dhe Kolumbi deri në mes të korrikut, por në Argjentinë, Brazil, Bolivi dhe Peru para gushtit dhe Kosta Rika në tetor./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button