Covid19 lajme nga botaMAIN

OBSH: “Imuniteti i tufës është problematik, si shkencërisht ashtu edhe nga pikëpamja etike”

OBSH ka paralajmëruar se numri i rasteve të reja aktualisht është në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Duke folur në konferencën e rregullt për shtyp të së hënës në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i organizatës, tha: “Secila prej katër ditëve të fundit ka parë numrin më të lartë të rasteve të raportuara deri më tani.”

Ai shtoi: “Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje në numrin e rasteve të raportuara të Covid-19 veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”.

Tedros paralajmëroi gjithashtu kundër idesë së imunitetit të tufës. Ai tha: “Imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen. 5% e mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi epidemie, aq më pak një pandemie. Eshtë problematikisht shkencërisht dhe etikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close