Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se po ndjek vazhdimisht simptomat dhe dinamikën e Covid-19 për të kuptuar më mirë virusin.
Teksa ishte duke folur gjatë një konference të mërkurën, mjekja Maria Van Kerkhove, udhëheqësia teknike e OBSH-së për Covid-19, tha që një rrjet global i klinikave po zhvillojnë diskutime javore për ato që shohin tek pacientët e tyre. OBSH bashkon informacionet dhe jep udhëzime klinike “për të kuptuar më mirë se si të kujdesemi për njerëzit, dhe të sigurohet që rruga klinike që dikush ndjek është rruga e duhur”. Van Kerkhove tha që Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon të ketë një azhornim në udhëzimet e saj klinike deri në fund të javës.
Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, tha që është e rëndësishme të gjurmoni me kujdes tre gjëra në mënyrën se si ndryshojnë simptomat që të kuptoni më mirë virusin dhe të ndihmoni për të bërë një vaksinë më efektive. “Ne kemi nevojë për ta ndjekur infeksionin vetë teksa virusi përhapet në të gjithë botën. Ne kemi nevojë për ta ndjekur dinamikën e tij të transmetimit që të sigurohemi se e kuptojmë se si transmetohet dhe ku transmetohet, “tha Ryan. “Ne kemi nevojë për të ndjekur sekuencat gjenetike të virusit për tu siguruar që virusi nuk po zhvillohet,” shtoi ai. Dhe së fundi, tha Ryan, “ne gjithashtu duhet të ndjekim sindromën klinike, për të qenë në gjendje të kontrollojmë nëse ndonjë ndryshim në virus po çon në ndonjë ndryshim në shkallët e sulmit klinik ose fatalitetin klinik ose sindromat klinike që paraqesin.” CNN / bota.al