Numri i viktimave nga ebola në botë është rritur në 9589 nga 23 mijë e 694 të infektuar nga kjo sëmundje kanë deklaruar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri më i madh i rastit të infektimit me ebola është në Nigeri me 4 mijë e 37 të vdekur, nga 9238 të infektuar, pas saj është Sierra Leone me 3461 të vdekur dhe 11 301 të infektuar pastaj Guineja me 2091 të vdekur dhe 3155 të infektuar. Në këto tri shtete janë konfirmuar 99 raste të reja në javë deri më 22 shkurt, çka shënon një rënie për dallim nga disa javë më herët që ky numër shkoi në 128 të infektuar. Nga ky numër 63 raste janë shënuar në Sierra Leone, 35 në Guine dhe vetëm një në Liberi. Gjashtë shtete Nigeria, Senegali, Mali, Spanja Britania dhe SHBA ku ka pas më së shumti të infektuar që e kanë sjellë nga shtetet e Afrikës Perëndimore.
1 minute read