Covid19

OBSH: Nuk dihet se si mund të ndikojë dimri te koronavirusi

Nuk dihet nëse ardhja e dimrit në hemisferën jugore do të ndikojë në koronavirusin e ri, tha kreu i programit të urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit, Mike Ryan.

“Ne nuk e dimë se si do të jetë koronavirusi,” tha Ryan gjatë një konference virtuale për shtyp.

“Tani për tani, ne nuk kemi të dhëna për të sugjeruar që virusi do të sillet në mënyrë agresive ose do të transmetojë më me efikasitet apo jo,” tha Ryan, duke shtuar se ndikimi i ardhjes së verës në hemisferën veriore ishte gjithashtu i paqartë.

“Ne nuk mund të mbështetemi në një pritje që sezoni ose temperatura të jenë përgjigjja për përhapjen e sëmundjes”, tha ai./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button