Covid19

OBSH raporton shifra dramatike, sa raste pozitive rezultuan gjatë 24 orëve të fundit në gjithë botën

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit ka kaluar 9 milion, sipas universitetit Johns Hopkins.

Maryland, universiteti kërkimor me bazë në SH.B.A., i cili mban një statistikë zyrtare, tha se deri më tani janë raportuar 9,003,042 raste. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me gati 2.3 milion raste, i ndjekur nga Brazili me afro 1.1 milion, pastaj Rusia, me afro 600,000.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Botërore e Shëndetit, e diela pati ngritjen më të madhe të rasteve deri më tani, me 183.020 infeksione të reja të raportuara nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën brenda një dite të vetme.

Sipas të dhënave të OBSH, Amerika është rajoni më i prekur në botë, i ndjekur nga Evropa, pastaj Mesdheu Lindor./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button