Shendeti

Oki: Mos e pini asnjëherë këtë medikament, nëse i përkisni kësaj grupmoshe

Bëhet fjalë për një nga medikamentet më të përdorur në ditët e sotme. Nuk besojmë të ketë njerëz që nuk kanë pirë të paktën një Oki kur kanë ndjerë simptoma gripi, apo dhimbje koke. Ama edhe përdorimi i këtij medikamenti ka kundërindikacionet e veta.

Oki është përdorur tejmase, sikurse çdo medikament tjetër antiinflamator, gjatë periudhës së pandemisënga personat e prekur prej COVID-19, por edhe nga që përjetonin simptoma të një gripi prej ndryshimeve klimaterike. Pra, bëhet fjalë për një medikament tepër të shitur jo vetëm në Shqipëri, por kudo, pasi vepron si një antiinflamator për të luftuar një sërë simptomash në një kohë të shkurtër.

Sikurse çdo ilaç tjetër, edhe Oki ka kundërindikacionet e veta. Ky medikament nuk duhet të përdoret nga njerëzit që kanë shfaqur reaksione hipersensibiliteti (alergji) ndaj ketoprofenit apo aspirinës. Bëhet fjalëpër simptoma të rëndësishme alergjie, si bronkospazma, atake astme, rinit alergjik, urtikarie etj. Oki ështëgjithashtu i kundërindikuar në pacientët që vuajnë prej problemeve gastrike, si ulçera peptike aktive, apo prej insuficiencës kardiake severe. Medikamenti nuk këshillohet të përdoret as nga fëmijët poshtë 6 vjeç.

Back to top button