Komplote

Operacionet e Mosadit: Disa pika helm, në veshin e Mashalit…

khaled

Pavarësisht nga një marrëveshje e re paqeje, mes Izraelit dhe Jordanisë, disa anëtarë të Njësisë ‘Kidon’ të Mosadit, mbërritën në Jordani në shtator të vitit 1997, për të vrarë liderin e Hamasit, Khaled Mashal. Ky akt ishte një hakmarrje ndaj një sulmi të Hamasit në një treg të Jeruzalemit në muajin korrik, ku dy kamikazë vranë 16 izraelitë dhe plagosën 169 të tjerë.

Kryeministri i porsazgjedhur, Benjamin Netanjahu, donte që operacioni të zhvillohej në fshehtësi të plotë, prandaj një shkencëtar i Mosadit sugjeroi përdorimin e një helm të ri që vriste sapo binte në kontakt me njeriun, por që mbetej i pagjurmueshëm gjatë autopsisë.

Agjentët e Mosadit u shtirën si turistë në Aman, ndërsa operativët Berri Beds dhe Shon Kendall mbanin pasaporta të falsifikuara kanadeze. Ata planifikuar ta presin Mashalin kur të mbërrinte me makinën e tip SUV, dhe më pas ta helmonin teksa të ishte duke ecur drejt shtëpisë së tij në Qendrën Shamiah.

Agjentët synonin të hapnin një kanaçe Cola-Cola, ta hutonin Mashalin përmes zhurmës e ta spërkasnin qafën e tij me helm, dhe pastaj të largoheshin përmes turmës. Megjithatë, teksa vrasësit po i afroheshin Mashal, vajza e tij doli nga makina. Menjëherë, si Mashal dhe shoferi e ndoqën nga pas.

Udhëheqësi i ekipit u përpoq të sinjalizonte Beds dhe Kendall të anulonin misionin, por ata nuk e panë atë. Kur arritën afër Mashalit, Kendall e hapi kanaçen por asnjë nuk ndodhi. Bedsi u përpoq të spërkaste gjithësesi Mashalin, por shoferi e pa sulmin dhe e goditi agjentin e Mosadit me një gazetë.

Bedsi arriti që të spërkasë vetëm me disa pika helm veshin e Mashalit, para se ky i fundit të largohej me vrap.

Gjatë këtij aksioni, Beds dhe Kendall u arrestuan nga policia jordaneze. Kur e vërteta doli në shesh, pati një zhurmë të menjëhershme ndaj atentatit, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për të dyja qeveritë izraelite dhe jordaneze, që i tensionuan marrëdhëniet e tyre. Mbreti Husein kërcënoi me burgosje agjentët e Mosadit, nëse Netanjahu nuk do të dorëzonte antidotin ndaj helmit, gjë që ai e bëri.

Në fund Izraeli u detyrua të lirojë liderin e burgosur të Hamasit Ahmed Jasin, në këmbim të lirimit të Beds dhe Kendall, të cilët u dorëzuan në ambasadën kanadeze, para se të ktheheshin në Izrael. Edhe kanadezët ishin të zemëruar, për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara të shtetit të tyre. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button