Komplote

Operacionet e Mossadit: Kurthi ndaj Mordekai Vanunut

Screen Shot 2015-11-17 at 20.07.04

Shkencëtari informator Mordekai Vanunu, një teknik i mërzitur në kompleksin bërthamor të Dimonas në Izrael, planifikoi publikimin e informacionit të plotë mbi programin bërthamor të Izraelit në gazetën britanike ”The Sunday Times”. I vendosur në një shtëpi të sigurtë, Vanunu u këshillua të ishte i kujdesshëm.

Por ai ra në grancën e agjentes së Mossad-it, Sheril Hanin, e cila pretendonte se ishte një turiste amerikan me emrin “Sindi”. Vetë Vanunu e pyeti nëse ajo ishte një agjente e Mossad-it, por ajo tha se nuk dinte asnjë mbi këtë organizatë. Vanunu më vonë do të shpjegonte:”Nuk ndodhi në lokal, por në rrugë. Unë isha duke kaluar rrugën dhe kjo grua po bënte të njëjtën gjë, kur hymë në bisedë më njëri-tjetrin… Unë nuk rashë në dashuri me të, por mendova se ky raport mund të vazhdonte. Fillimisht, i thashe se dyshoja se ajo ishte një agjente e Mossad-it, por më vonë e harrova këtë çështje.

“Atij i ra në kokë për të, por ajo nuk pranoi të shkojë në shtrat me të në Londër, duke i thënë se duhet ta bënin në shtëpinë e motrës së saj në Romë. Ai shkoi me të në Itali, ku u arrestua nga Mossad-i dhe u hip në një anije mallrash që shkonte në Izrael. Vanunu i kaloi 18 vitet e ardhshme në burg.

Në fillim, ai besonte se “Sindi” ishte gjithashtu një viktimë si ai, derisa më në fund e kuptoi të vërtetën mbi 3 ditët e udhëtimit të tij të ngadaltë nga deti në burg. Drejtuesit e gazetës thanë se suksesi i këtij kurthi u ndikua mjaft nga statusi seksual i Vanunu, si një djalë 31-vjeçar i virgjër, që ishte “i dëshpëruar për ta humbur sa më parë atë”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button