Komplote

Operacioni Meghdoot, komplot në majë të Himalajeve

meghdoot

Lart në Himalaja, Akullnaja Siaçen, ka qenë prej kohësh një zonë e diskutueshme e sovranitetit, ndërmjet  Indisë dhe Pakistanit. Në vitin 1974, Pakistani filloi të lejojë alpinistët civilë nga Austria, Japonia, SHBA-ja etj për të organizuar ekspedita në këtë rajon, shpesh nën shoqërinë e ushtrisë pakistaneze. Ushtria indiane filloi të dyshojë, pasi kreu një mision faktmbledhës.

Nju Dehli besonte se Siaçeni ndodhej në anën e saj të Linjës së Kontrollit në Kashmir, dhe se Pakistani ishtë duke planifikuar që ta aneksonte. Në gusht të vitit 1983, komanda veriore e Indisë mori dy nota proteste nga Pakistani që kërkonte dhënien fund të inspektimeve ushtarake indiane në Akullnajën e Siaçenit.

Pakistani gjithashtu dukej se po e zgjeronte në mënyrë të njëanshme Linjën e Kontrollit. Kjo mund të kishte kaluar pa u vënë re, në rast se shërbimi sekret indian RAW të kuptoi shpejt se Pakistani po blinte në Evropë veshje për të përballuar një klimë si ajo e Arktikut dhe pajisje të tjera ndihmëse. Në një intervistë për televizoinin shtetëror NDTV, Vikram Sood, shefi i shërbimit inteligjent indian të asaj kohe shpjegoi: “Ne e dinim se pakistanezët, kishin dërguar shumë ekspedita civile në Siaçen, por rëndësia e tyre nuk ishte aq e madhe, deri kur vumë re dhe kuptuam se Pakistani kishte qëllime shumë më serioze, sesa vetëm duke dërguar ekspedita alpinizmi në këtë zonë. Kur morëm raporte mbi veshjet e borës në sasi të mëdha dhe pajisje të tjera që përdoren në lartësi të blera nga Pakistani, kjo ishte aq urgjente sa unë e ndava menjëherë këtë informacion me ushtrinë. Pakistanezët nuk po i blinin gjithë ato gjëra për një piknik”.

Falë RAW, ushtria indiane filloi një kundërpërgjigje të shpejtë me “Operacionin Meghdoot”. Në prill të vitit 1984, helikopterët indiane i zbarkuan trupat e tyre në vargmalin Soltoro në rajonin e Akullnajës Siaçen, para se Islamabadi të mund të ndërmerrte ndonjë aksion. Trupat pakistaneze u përpoqën të shpërngulen, por ishin të papërgatitura dhe për pasojë nuk patën sukses. Kjo u bë e njohur si “lufta mbi çatinë e botës”, sepse shumica e luftimeve ndodhi në lartësinë mbi 4.500 metra./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button