Komplote

Operacioni në Lilhamer – hakmarrja e Mossadit, pas terrorizmit në Olimpiadën e Mynihut

gunman

Pas sulmit brutal, mbi atletët izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 nga grupi terrorist Shtatori i Zi, Mosadi u përgatit për hakmarrje. Ai filloi “Operacionin Zemërimi i Zotit”, duke nisur me ekzekutimin e përkthyesit palestinez Uael Zuaiter në Romë, dhe vrasjen përmes një shpërthimi të telekomanduar në makinën e tij të Mahmud Hamsharit, kreut të dyshuar të “Shtatorit të Zi’ në Paris.

Operacioni kishte shijen e ndëshkimit të drejtë, edhe pse disa njerëz pretendojnë se Zuaiter nuk kishte lidhje me organizatën apo sulmet terroriste. Por gjërat morrën në fakt një kthesë me vrasjen e Ahmed Bushikit, një kamerier maroken në Lilhamer të Norvegjisë. Mosadi kishte marrë informacion se Ali Hasan Salameh, organizatori i sulmeve të Mynihut, ndodhej në vendin skandinav.

Në fakt ishte kundërzbulimi i dërguar nga Salameh, ai që i shmangu izraelitët nga gjurmët e tij. Mosadi zbuloi njeriun që ata besonin se ishte Salameh, por që në fakt ishte Bushiki, i cili kishte një ngjashmëri fatale me Salameh. Kreu i operacionit, Majk Harari, ishte i papërvojë dhe me besim të tepruart tek vetja.

Ngatërrimi i Bushikit me Salamehun u bë nga Kemal Benamane, një algjerian që kishte punuar si korrier për “Shtatorin e Zi”, derikur u bë një agjent i dyfishtë për Mosadin. Bushiki u qëllua për vdekje teksa po kthehej në shtëpi nga puna, por gjërat dolën shumë shpejt jashtë kontrollit.

Në qytetin e vogël norvegjez nuk kishte ndodhur asnjë vrasje në 40 vitet e fundit. Ardhja e një duzine të huajsh në qytetin e përgjumur, ishte vënë re nga banorët dhe policia, kështu që oficerët ishin aty pranë, kur Bushiki u ekzekutua. Ndërsa Harari dhe disa prej pjesëtarëve të ekipit shpëtuan, 6 operativë u arrestuan nga policia norvegjeze dhe u dërguan në gjyq me akuzën e vrasjes.

Gjatë gjykimit, agjentët bënë rrëfime të plota, duke zbuluar detaje të turpshme rreth aktiviteteve ilegale të Mosadit dhe metodave të vrasjeve. Pas kësaj ngjarje, Mosadi e braktisi të gjithë rrjetin e tij evropian të shtëpive të sigurta, kutive postare dhe numrat e fshehtë të telefonit.

Vrasja e Salamehut

Pesë vjet pas katastrofës Lilhamer, Mosadi vendosi sërish të ndjekë Ali Hasan Salamehun. Megjithatë, izraelitët nuk e dinin, se ky i fundit ishte shndërruar në një aset të CIA-s. Agjensia e inteligjencës amerikane, shpresonte të përdorte statusin dhe lidhjet e tij me organizata të ndryshme në Palestinë, për të parandaluar sulmet ndaj amerikanëve.

Mendohet se kjo marrëveshje ka prodhuar shumë përfitime për amerikanët, duke përfshirë edhe shpëtimin e jetës së Sekretari të Shtetit Henri Kisinger. Salameh refuzoi të marrë para për shërbimet e tij, duke këmbëngulur se ai donte vetëm të nxiste marrëdhënie më të mira, ndërmjet amerikanëve dhe palestinezëve. Por ai e lejoi CIA-n t’i paguajë shpenzimet muajit të mjaltit, relativisht të shtrenjtë, me nusen e tij hungarezo-libaneze (dhe “Miss Universi” 1971) Xheorxhina Rizk.

Mosadi pyeti CIA-n mbi marrëdhëniet e saj me Salameh. Për të qetësuar dyshimet e Izraelit, CIA me vendosmëri mohoi të ketë ndonjë lidhje me terroristët, kështu që Mosad mendoi se kishte rrugën e lirë për të kryer operacionin. Në vitin 1978, operativja Erika Çembërs u dërgua në Bejrut për të kërkuar Salamehun. Ajo pretendonte se ishte një grua anlgeze e pamartuar dhe eksentrike, e cila punonte në një organizatë bamirëse që kujdesej për fëmijet palestinezë.

Shumë shpejt, agjentë të tjerë të Mosadit e mësuan vendndodhjen e terroristit si dhe rutinën e tij. Pas martesës me Rizk, Salameh e kishte për zakon të udhëtonte ndërmjet selisë se OÇP-së, shtëpisë së gruas së tij të parë dhe dy fëmijëve, dhe apartmentit të Rizk.

Izraelitët kishin marrë me qira një makinë Volksvagen, të mbushur me eksploziv, të cilën e parkuan në anë të rrugës që bënte çdo ditë Salameh. Teksa “Shevroleja” e Salameh kaloi përbri Volksvagenit, eksplozivi shpërtheu me ndihmën e një radio-transmetuesi.

Nëntë persona humbën jetën në atë shpërthim, së bashku me Salameh dhe truprojat e tij që e shoqëronin nga pas me një Land Rover. Një dëshmitar e përshkroi kështu skenën:”Ishte një ferr. Pati një shkëndijë dhe pastaj një shpërthim të madh. Ishte e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, madje as në Bejrut. Ngjante sikur i gjithë qyteti ishte në zjarr. Shumë njerëz të vdekur, makina të djegura dhe trupa të rinjsh që dergjeshin në rrugë. Pastaj pashë Hasan Salamehun që doli nga makina, duke u plandosur në tokë. Disa njerëzit më treguan se kush kishte qenë ai./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button