Enciklopedike

Origami, arti i bukur i palosjes

Origamia (折り紙) është art japonez që konsiston në krijimin e figurave përmes palosjes së letrës, pa përdorur gërshërë apo ngjitëse. Kjo praktikë u bë shumë popullore në perëndim dhe është kthyer në një simbol i kulturës japoneze. Filloi të praktikohej gjatë periudhës Heian (794-1185), kur sapo kishte mbërritur letra në Japoni nga Kina. Në fillim ishte një praktikë dhuratash fetare, veçanërisht për zbukurime që përdoreshin në ceremonitë shintoite, më vonë u kthye në një dëfrim për shtresat e larta, meqë letra ishte një luks i asaj kohe. Në periudhën Edo mori një popullarizim dhe u shndrrua në një dëfrim për të gjithë. Në atë periudhë u shfaqën figurat më klasike si ajo e kalit (tsuru) që e njohim të gjithë. Kërkon shumë praktikë dhe mjeshtri. Nuk lejohen prerjet, vetëm palosjet.

Origamia e ka një referent dhe është Akira Yashizawa (1911-2005) dhe është më shumë se një artist. Krijoi më shumë se 50 000 figura dhe shumica u publikua në librat e tij. Akira Yashizawa aplikoi shumë stile dhe punoi si ambasador ndërkombëtar. Fitoi shumë çmime si ai i vitit 1983, kur iu dha urdhri i Diellit që Lind nga Perandori Hiroito. Është i njohur jo vetëm si mjeshtër i papirofleksisë, por edhe përhapës kulturës japoneze. Nese do të ishit të interesuar për ta praktikuar filloni me palosjen e një kali, figurës më bazike. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button