Histori

Origjina e keltëve

Screen Shot 2016-05-19 at 09.20.11Në vitin 2006, Bertie Currie pronari i Bar McCuaig në County Antrim, në Irlandën e Veriut, bëri një zbulim kureshtar ndërkohë që pastronte tokën për të hapur një shteg. Nën një gur të madh, Currie gjeti shumë kocka. Pasi policia konkludoi se bari i Currie nuk ishte ngritur mbi një skenë krimi, në skenë hynë arkeologët. Ajo që zbuluan ishte revolucionare – tre skelete që i përkasin një kohe përpara ardhjes së keltëve në Irlandë, mbase 1000 vite më herët.

Ndonëse testet e fundit me radiokarbon nxjerrin se skeletet i përkasin vitit 2000 para Krishtit, shkencëtarët në Oksford, në Universitetin e Uellsit dhe në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast, si dhe në Kolegjin e Trinisë në Dublin, zbuluan se ADN e nxjerrë prej eshtrave të lashta u ngjante shumë individëve të kohëve të sotme nga Irlanda, Skocia, dhe Uellsi. Një zbulim i tillë vë në dyshim besimin mbizotërues, se keltët nga Europa migruan në ishujt britanikë diku mes viteve 1000 dhe 500 para Krishtit. Si rezultat, janë hedhur shumë teori që rishkruajnë atë që dihet tashmë në lidhje me Ishujt Britanikë. Disa kanë konkluduar se skeletet zbulojnë që irlandezët, skocezët dhe uellsianët, për nga ADN-ja e tyre e kanë origjinën nga Lindja e Mesme dhe Europa Lindore, duke argumentuar kështu për migrime të shumtë që i kanë paraprirë lëvizjes së keltëve drejt veriut, nga shtëpitë e tyre në Gjermani, Austri dhe Spanjë.

Të tjerë, si Barry Cunliffe, argumentojnë se skeletet tregojnë që qytetërimi kelt nisi në Ishujt Britanikë dhe më pas u përhap në Europë. Një tjetër grup argumenton se irlandezët prehistorikë mund të kenë ardhur përpara indo-europianëve. Cilado qoftë e vërteta, është e qartë se ajo që ne dimë për Irlandën prehistorike pritet të ndryshojë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button