Bota

Orteku Le Pen, Fronti Nacional është partia e parë në Francë

Screen Shot 2015-12-06 at 22.29.07

Fronti Nacional është partia e parë në Francë me 29.5% të votave, e ndjekur nga Republikanët e Nicolas Sarkozysë me 27% dhe socialistët, me 23%. Këta janë rezultatet e parë të exit poll-eve të transmetuar nga televizionet francezë. Fronti Nacional është në krye në gjashtë rajone, ndërkohë që Marine Le Pen dhe Marion Le Pen-Marechal kanë marrë afro 40% të votave në rajonet respektive, ku kanë kandiduar në Francë: Në Nord Pas-de-Calais Picardie dhe Provence-Alpes-Cote d’Azur. Fronti Nacional i Marine Le Pen ka marrë 42.1% në rajonin e Nord-Pas-de-Calais-Picardie, ku ka kandiduar për presidencën, sipas vlerësimeve të iTélé. Në “feudin” e saj të Hénin-Beaumont ku ka mbledhur njerëzit e vet, kanë shpërthyer duartrokitjet e dhjetëra mbështetësve që prisnin mbërritjen e saj.

“Populli është shprehur dhe Franca ka ngritur kokë. Fronti Nacional është partia e parë në Francë. Eshtë një rezultat i mrekullueshëm”, ka qenë komenti i menjëhershëm i udhëheqëses pasionante të të djathtës franceze.

Qytetarët janë të “hidhëruar” ka qenë komenti i ish presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, i cili ka mohuar që do të ketë një tërheqje për raundin e dytë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button