Kinema & TV

“OtherLife”, thriller mbi një drogë që alteron perceptimin e kohës (video)

Netflix ka shtuar në platformën e tij një thriller psikologjik OtherLife. Kronika flet për Ren Amari,shpikësja e një droge revolucionare të quajtur OtherLife, e aftë të shtrijë ndjesitë kohore të trurit. Disa sekonda të jetës reale shndrrohen në orë dhe ditë.

Kur Ren dhe shokët e saj sforcohen për të nxjerrë produktin në treg, qeveria e ndalon. Në të vërtetë autoritete duan ta përvetsojnë këtë produkt dhe në këtë mënyrë duan të zgjidhin krizën e mbipopullimit në burgje. Falë kësa ndërhyrje të burgosurit do t’i përmbushin dënimet e tyre në fare pak sekonda. Ren do t’i rezistojë dhe do të bëjë ç’është e mundur që të marrë kontrollin e OtherLife. Filmi drejtohet nga Ben C. Lucas dhe ka si protagonistë: Jessica De Gouw, Thomas Cocquerel, Rebecca Caldëell dhe Shalom Brune-Franklin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button