Kemi hyre prej kohësh tashmë në një epokë në të cilën këta gjigantë privatë janë më të fuqishëm se shtetet-kombe. Unctad (agjencia e Kombeve të Bashkuara) përllogarit se nga njëqind fuqitë e para të botës – sipas GDP apo të ardhurave – 55 janë kompani dhe vetëm 45 janë shtete sovranë. Dhe tendenca përshpejtohet pikërisht prej efekteve të krizës së fundit. Në mënyrë të veçantë prej politikave të kursimit
Çfarë krize? Për shumëkombëshet pronare të markave të mëdha globale të objekteve të konsumit, fjala “recesion” është që tani e vjetër. Viti 2012 e 2013 ka qenë një vit pozitiv për 80 përqind të tyre. Sipas studimit Global Powers of Consumer Products 2013, botuar nga Deloitte and Touche, shitjet e 250 prodhuesve më të mëdhenj i kanë kaluar 3.118 miliardë dollarët, duke rregjistruar një rritje me 7 përqind krahasuar me një vit më parë. Në krye të “Top 10”, klasifikimi i Padronëve të vërtetë të Botës, për vitin e pestë radhazi është Samsung me 150 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 6.7 përqind krahasuar me një vit më parë. Në listën e markave globale në vendin e dytë është Apple, me një rritje të të ardhurave prej 66 përqind, e ndjekur nga Panasonic dhe Nestle. Më pas vijnë Procter & Gamble, Sony, PepsiCo, Unilever, KraftFoods dhe Nokia. Nuk ka rëndësi nëse janë shumëkombëshe me qendër në Shtetet e Bashkuara (ku ekonomia ka nisur rimëkëmbjen prej tre vitesh), në Korenë e Jugut (një prej vendeve të parë që ka dalë nga recesioni) apo në Europë, ku kriza vazhdon. Nestle, Unilever dhe Nokia janë europiane, por markat e tyre kanë një rreze globale veprimi, dhe të ardhurat e këtyre grupeve kompensojnë jo pak rënien e shitjeve në një kontinent, me përshpejtimin në pjesë të tjera të planetit. Si provë që shumëkombëshet janë shkëputur përfundimisht nga fati i vendit të origjinës, mes 250 fituesve janë edhe gjashtë kompani italiane. Janë Ferrero, Luxottica, Pirelli, Barilla, Indesit dhe Perfetti Van Melle. Të gjitha marka me dimension global, pra në gjendje të jenë imune prej krizës italiane.
Fuqia e markës është një fenomen kaq shumë tërheqës, saqë nxit për eksperimente gjithnjë e më të guximshëm. Ikea nis një joint venture me grupin e hotelerisë Marriott për të krijuar një zinxhir të ri hotelesh. Eshtë një zanat shumë i largët nga ai që ishte vokacioni fillestar i grupit suedez, domethënë mobilje dhe arredime shtëpie. Por duke parë emrin e mirë që marka Ikea ka tek konsumatori, përse të mos e ftosh atë të jetojë në një “botë Ikea” edhe kur udhëton, duke i garantuar një përvojë në hotel që kujton stilin, modernitetin, dizajnin dhe pastërtinë e hipermerkateve të arredimit? Në fund të fundit drejt biznesit të hotelerisë ishin hedhur edhe firma të tjera shumë të forta si Armani apo Bulgari. Në një treg shumë të ndryshëm, Apple po përpiqet të reagojë ndaj krizës së saj të imazhit duke i hyrë një tjetër fushe, televizionit. Apple, në kohët e Steve Jobs ishte mjeshtre në këtë lloj “hibridi” apo kontaminimi: zgjerimi i një marke të fortë, përdorimi i saj për çmontimin dhe ribërjen e bizneseve të vjetër.
Padronët e votës janë motorri i vërtetë i ringjitjes sëq bursave. Në SHBA, renditja e të gjithë rekordeve, Standard & Poor’s 500, ka karakteristikën e përqëndrimit të numrit maksimal të shumëkombësheve. Shumë prej këtyre titujve janë në maksimumet historikë pikërsisht sepse dimensioni i tyre transnacional lejon që të përfitohet nga rritja, atje ku rritja ekziston: në këtë moment tërheq tregu i konsumit kinez, por edhe Meksika; kush ka peshën që të përfitojë nga këto lokomotiva, ka një marsh më shumë edhe në bursë. Për të njëjtën arsye ka rinisur gara për gjigantizmin përmes blerjeve. Mes maksi-shkrirjeve të fundit: kolosi belg-amerikan i birrave Anheuser Busch (Budëeiser, Stella Artois) po blen grupin meksikan Modelo (Corona). Numri një në Amerikë për televizionin satelitor, Dish Netëork, dëshiron të blejë Sprint, që është oepratori i tretë i telefonisë celulare. American Airlines bashkohet me US Airëays për të krijuar kompaninë më të madhe botërore.
Marshi plus që kanë shumëkombëshet, i bën këta gjigandë një lloj specieje pjellore. Në përzgjedhjen darviniane fitojnë ata, ndaj riprodhohen dhe shumëfishohen pavarësisht shkrirjeve dhe shtytjeve monopolistike. Ishin vetëm 3 mijë sipërmarrje transnacionale në 1990, sot janë më shumë se 60 mijë. Në fillimet e ngjitjes së tyre botërore, domethënë në vitet gjashtëdhjetë, bëhej fjalë për një fenomen kryesisht amerikan: pothuajse dy të tretat e kishin zyrat qendrore në SHBA. Sot amerikanët janë vetëm 25% ndërkohë që në vitin 2012 ka qenë zona e Azisë-Paqësorit që ka bërë parakalimin duke u vendosur në krye (një hapësirë shumë e madhe, përfshin Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë).
Kemi hyre prej kohësh tashmë në një epokë në të cilën këta gjigantë privatë janë më të fuqishëm se shtetet-kombe. Unctad (agjencia e Kombeve të Bashkuara) përllogarit se nga njëqind fuqitë e para të botës – sipas GDP apo të ardhurave – 55 janë kompani dhe vetëm 45 janë shtete sovranë. Dhe tendenca përshpejtohet pikërisht prej efekteve të krizës së fundit. Në mënyrë të veçantë prej politikave të kursimit. Qoftë kur kursimi është shndërruar në një fe shtetërore, si në Europë, apo kur zbatohet me gjysmë zemre si në SHBA, është fakt që shtetet janë në tërheqje. Kanë më pak burime për të shpenzuar. Ja pra, ku shumëkombëshet mbushin hapësirat e lëna bosh nga qeveritë, pushtojnë sektorë që dikur ishin të rezervuar për sferën publike, marrin një rol zëvendësuesi.
Në politikën e jashtme të SHBA, një aktor gjithmonë e më dinamik është drejtuesi i Google, Eric Schmidt: pas udhëtimeve në Kinë, Korenë e Veriut, Birmani, Schmidt po shndërrohet në një lloj “Sekretari Shteti hije” që merret vetë me të drejtat e njeriut, censurën, raportet me regjimet autoritarë. Në reformën e imigrimit, Kongresi i SHBA duhet të pësojë një presion gjithmonë e më të fortë nga Facebook: themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë, Mark Zuckerberg ka nisur një lobim të të gjithë Silicon Valley për një politikë të kufijve të hapur për talentet e huaj.
Kriza e financave lokale në disa shtete detyron të reduktohen fondet për universitetet? Për të kompensuar këta shkurtime mendon Michael Bloomberg, kryebashkiaku i Nju Jorkut, por mbi të gjitha themelues dhe aksionist i agjencisë së informacionit financiar që mban emrin e tij. Me 25 miliardë dollarë pasuri personale, i dhjeti në listën e më të pasurve të Amerikës ai ka firmosur kohët e fundit një çek 1.1 miliardë dollarë për universitetin ku ishte diplomuar, John Hopkins në Baltimorë. Çfarë nevoje ka të zëvendësohet guvernatori i shtetit, kur fondet privatë të kompanive apo pronarëve të tyre mund të kompensojnë të gjithë shkurtimet e financimeve publikë, si dhe t’u garantojnë universiteteve edhe disa dekada të tjera kërkime?
Shumëkombëshet do të bëhen gjithnjë e më përcaktuese edhe për të ardhmen e pagesave sociale. Fondi i pensioneve, prej ku varet cilësia e jetës së të moshuarve, po ripozicionojnë portofolët e tyre të investimeve për të reduktuar titujt shtetërorë dhe të rrisin aksionet: pensionistët e ardhshëm do të duhet të shpresojnë tek dividentët e Exxon, General Electric, Apple dhe Microsoft. Po kështu edhe në ndihmën mjekësore, ku zgjerohet roli i kompanive farmaceutike dhe grupeve të mëdhenj të biogjenetikës.
Padronët e botës, përmes forcës së markave të tyre globale plazmojnë jo vetëm sjelljet tona të konsumit “material”, por edhe konsumet jomaterialë: komunikimet përmes iPhone apo Galaxy, marrëdhëniet sociale përmes Facebook apo tëitter, aksesi në informacion përmes Google. Janë ata që përcakotjnë drejtimin e flukseve të mëdhenj të investimeve, pra dinamikën e punësimit.
Gjithnjë e më shumë, fuqive të tyre tradicionale ekonomike ata i shtojnë edhe aftësinë për të plazmuar vlera, stile jetese, përfaqësimin që kemi në botë. Nuk është i huaj për frymën e kësaj kohe një fenomen si M5S që në disa komponentë praktikon një lloj “adhurimi të internetit”, duke e barazuar me një “demokraci 2.0”. Ky vizion i internetit, një vend barazitist dhe me pjesëmarrje, tek brezat e rinj zëvendëson edhe fetë e vjetra apo kishat laike si marksizmi.
Të denoncuara dhe luftuara një herë e një kohë nga e majta dhe sindikatat si fuqi demoniake, shumëkombëshet padrone të markave të mëdha globale të hi-tech mbështeten nga Barack Obama, Al Gore dhe të gjithë politikanët progresistë, për shkak të fuqisë së zjarrit që mund të shkaktojnë dhe në mbështetje të kauzave të tyre liberale.