Bota

Pafajësia e fëmijëve është simboli i masakrës së Nisës

Screen Shot 2016-07-15 at 09.20.57Ajo vajzë e vogël, me pampers, e bërë gati me kujdes, e veshur dhe e zhveshur, duke ndërruar rrobat, kushedi se sa herë. Masakra e Nisës, me 84 të vdekur dhe qindra të plagosur, në qoftë se do të kishte ndonjëherë nevojë për një një simbol, me siguri do ta gjente tek pafajësia e fëmijëve të vegjël. Hollande tha se në mesin e viktimave ka “disa fëmijë.” Gëzimi i tyre, i rrafshuarprej barbarisë terroriste.

Ja tek është shpresa e Evropës, e vrarë teksa shihte fishekzjarret. Ndërsa është duke festuar. Kush e di, nëse fëmija u ka kërkuar me këmbëngulje prindërve, për ta marrë me vete në Promenade des Anglais, përgjatë lungomares, për të parë festivalin e ngjyrave dhe fishekzjarreve. Që më pas u kthyen në të shtëna. Në vdekje. Në dhimbje.

14 korriku është festa kombëtare e Francës. Dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë si më parë. Por për shumë të rinj, të sapolindur që vdiqën në atentat, nuk do të ketë më një ditë të Bastijës për të përkujtuar. Ai kamion që u përplas në turmë, të shtënat e armëve. Ikja me vrap. Tmerri. Trupat përtokë, gjak kudo. Fëmijët. Fëmijët e vrarë, kufomat e vogëlushëve përtokë, dhe këpucë të shpërndara nëpër rrugë. Si mund të durohet dhimbja e një fëmijërie që nuk do të jetë më? Çfarë kuptimi ka ky barbarizëm?

Promenade des Anglais ishte mbushur plot me nëna me karroca, familje. Familjet që humbën fëmijët e tyre, që kanë nisur Facebook kërkimin e dëshpëruartë karrocës ku ndodhej fëmija i tyre. Frika mos e ka humbur në mesin e turmës, që përpiqej t’i ikte atij kamioni të bardhë, i cili duke u kthyer sa majtas-djathtas, ka shembur përdhe këdo që gjente në rrugë. Dhe pas pak, lajmi se bebja është gjetur.

Ja pra, dy simbolet e Nisës. Buzëqeshja e pavëmendshme e të sapolindurit të kthyer në krahët e nëns. Dhe ajo kukull me vogëlushen të cilës i përkiste, flija e padrejtë e të ardhmes së Europës, e cila u bë copë nga një tunizian. Një flijim që nuk mund të pranohet. /Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button