Hungaria dëshiron një paketë të drejtë të rindërtimit ekonomik të BE-së dhe propozimi aktual duhet të heqë elementët diskriminues, tha kryeministri hungarez. “Hungaria ka një qëndrim thelbësisht pozitiv ndaj propozimit për fondin e rimëkëmbjes, por ende ka shumë punë për të bërë në të, elementet absurde duhet të hiqen prej saj,” u citua Viktor Orban nga agjencia e lajmeve MTI.
“Është një problem moral që, në përgjithësi, vendet e pasura do të merrnin më shumë para se sa ato më të varfra, por ky nuk mund të jetë rasti.” Kryeministrat e Grupit Visegrad, të njohur edhe si V4 – Republika Czecheke, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia – u takuan në qytetin çek Lednice për të diskutuar mbi fondin e rimëkëmbjes së BE-së, buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, hapjet e kufijve, turizmin dhe migracionin , njoftoi MTI.