Bota

Pakti me Billin, aleanca me Barackun, marrëdhënia befasuese me Michellen: Mësymja drejt Historisë

Janë historitë dhe karakteret që janë të papajtueshme. Clintonët, bij të ’68-ës, studentë të angazhuar dhe brilantë, të parët baby boomers që erdhën në pushtet, të dëshiruar për status politik dhe ekonomike, të shfrenuar në marrëdhënien me paranë, progresistë për biografi (edhe pse ajo kishte punuar për ultrakonservatorin Goldëater). Obamat, afroamerikanë të brezit pas gjashtëdhjetetetës, të arsimuar në Harvard, ajo e rritur në Chicagon e segregimit, ai një princ i vogël mulat, “me babanë nga Kenia, nënën nga Kansasi”, i lindur në Hauai dhe i rritur në Indonezi. Sensi i pushtetit për Clintonët, të gatshëm që të sakrifikojnë gjithçka për ta patur. Pushteti si një prej rrugëve të mundshme për Obamat. Sot për Hillary dhe Barack, Michelle dhe Bill, Historia do të bëhet së bashku. Ose nuk do të bëhet fare …

screen-shot-2016-11-08-at-11-04-19

Në vendin ku etërit themelues të kombit firmosnin paktin fillestar të kombit të ri, në atë nyjë të pavarësisë, e cila lidh të gjitha fijet e Historisë së Amerikës, Hillary Clintoni dhe Barack Obama, Bill Clintoni dhe Michelle Obama, kanë mbyllur dje në mbrëmje betejën më të rëndësishme të jetës së tyre. E justifikuar prej sondazheve të fundit, një notë optimizmi mbi rezultatin e garës ka përshkuar natën e Filadelfias, përforcuar prej muzikës së Bruce Springsteen dhe Bon Jovi, ndërkohë që shtimi i avantazhit të kandidates demokrate përshëndetej edhe me një rritje në Uoll Strit. Pothuaj si një ekuivalent politik i Super heronjve të Avengers, katër kalorësit e e Camelotit demokratik …

[real3dflipbook id=”1374″]

Leave a Reply

Back to top button