Bota

“Pakti me Djallin” i Hilarisë. “Unë të nxjerr nga skandalet, ti më çon në Shtëpinë e Bardhë”

Feministet u bëjnë thirrje grave që të mos votojnë HIlarinë. E akuzojnë se ka bërë të heshtim dashnoret e të shoqit, me qëllim që të realizojë paktin e saj me djallin, dhe të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë

Screen Shot 2016-06-27 at 11.17.35

Njëzet vjet më parë, ndodhi skandali seksual në Zyrën Ovale: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton u kap tek merrte kënaqësi “nën rrip”, prej praktikantes nga Florida, Monika Levinski.

Lindi kështu një skandal, i cili përfundoi me një fjalim publik të Billit, në të cilin ai e pranoi se kishte gënjyer jo vetëm gruan e tij, por të gjithë kombin, gjë që në një vend protestant, është më e rëndë edhe se vetë fakti.

Atëherë, të gjithë pyetën, se sa shumë po e vuante e gjora HIlari. Por tek”Kriza e karakterit”, një libër me kujtime i ish-agjentit të Shërbimit Sekret, Gary J. Byrne, është zbuluar se Monika Levinski ka qenë një kokë turku, e ekspozuar ndaj përbuzjes së publikut, si hallka e dobët e zinxhirit të tradhëtive seriale të presidentit Klinton, raporton bota.al

Agjenti Byrne thotë se Billi kishte atëherë të paktën dy marrëdhënie të tjera: me një “sekretare” dhe me një bjonde fatale, Eleanor Mondale (e cila ka vdekur në ndërkohë), gazetare dhe bijë e një ish-zëvendës presidenti. Byrne kujton: “Kur vinte Monika, na duhej shpesh ta mbanim të mbyllur diku, për shkak se Bill nuk kishte mbaruar ende me Eleanorin dhe ajo bërtiste e dëshpëruar”.

Kjo është kështu pjesërisht mbush një boshllëk në reflektimet zgjedhore politike. Feministet e SHBA fton gratë të mos votojnë Hillary, të akuzuar se kanë heshtur të dashuruar e burrit të saj me marrëveshjet ose kërcënime për të realizuar paktin e tij me djallin: Unë do të dalë nga skandalet, më çoi në Shtëpinë e Bardhë.

Mbushet në këtë mënyrë një boshllëk politik, me reflekse elektorale. Feministet në SHBA u bëjnë thirrje grave që të mos e votojnë Hilarinë, të cilën e kanë akuzuar se ka detyruar të heshtin dashnoret e të shoqit, përmes marrëveshjeve ap kërcënimeve, vetëm e vetëm që të realizonte paktin e saj me djallin: unë të nxjerr nga skandalet, ti më shpie në Shtëpinë e Bardhë. /Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button