Në një libër të 2002, të titulluar “The Death of the West: How Dying Populations and Immigrant Invasions Imperil Our Country and Civilization”, paleokonservatori Patrick Joseph “Pat” Buchanan shkruante fjalë që sot tingëllojnë profetike: “Asnjë komb në histori nuk ka kaluar një ndryshim demografik brenda një kohe kaq të shkurtër dhe ka mbetur i njëjti. (…) Një emigracion i pakontrolluar kërcënon që të shpërbëjë vendin që kemi ndërtuar dhe ta konvertojë Amerikën në një konglomerat njerëzish që nuk kanë asgjë të përbashkët”, një Amerikë e ballkanizuar. Buchanan i shkruante këto fjalë pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe i lexonte nën prizmin e dekadencës të traditës politike që kishte çimentuar në kohë vlerat themeltare Republika amerikane.
Një jehonë e kësaj analize gjendet sot në pozicionet e Donald Trump për sa i përket kërkesës së tij për t’ua mbyllur dyert e Amerikës myslimanëve dhe kalambureve të tjera të këtyre ditëve të fundit? Në realitet, ekziston një humnerë midis asaj që theksonte Pat Buchanan dhe “sokëllimave” të sotme të Trump. Trump është një personazh i privuar nga çdo lloj kulture politike…
[real3dflipbook id=”838″] |