Nga Rudy Panko
Russia Insider
Instituti Brookings, një think tank amerikan, thotë se Vladimir Putini është prapa rrjedhjes së informacionit të Panama Papers. Po, përse jo?
I duhet dhënë haku në fakt Institutit Brookings, i vetmi think tank amerikan i guximshëm aq sa duhet, për të pranuar se Vladimir Putini nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me batakçillëqet financiare të dokumentuara prej “Panama Papers”.
“Pavarësisht titujve të mëdhenj të gazetave, nuk ka asnjë provë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Putinit – as i lidhur me ndonjë kompani, aq më pak me veprimtari kriminale, vjedhje, evazion fiskal, apo pastrim parash. Ka dokumenta që tregojnë se disa prej “miqve” të tij kanë lëvizur “deri miliarda dollarë” përmes këtyre kompanive offshore me qendër në Panama”.
Sigurisht, përderisa bëhet fjalë për Institutin Brookings, fakti që nuk ka prova të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Putinit në këtë skandal, me shumë gjasë tregon se Putini është vetë drejtpërdrejtë i përfshirë:
“Mendimi im është se rrjedhja e informacionit të Panama Papers mund të ketë qenë një operacion i shërbimeve të fshehta ruse, që kanë orkestruar një rrjedhje të tillë të profilit të lartë dhe krijuan besueshmëri totale duke “gjoja implikuar” Rusinë, dhe duke mbajtur burimin të fshehtë. Disa dokumenta do të përdoreshin për fushata antikorrupsion në disa shtete – rrëzim i disa regjimeve të vegjël, shkatërrim i disa karrierave dhe fateve. Duke shantazhuar disa objektiva në SHBA dhe gjetkë, rusët më pas do të fitonin “kontroll” dhe ndikim real”, shkruan Instituti Brookings.
Duhet pranuar se ka një farë logjike këtu. Nëse Panama Papers nuk implikojnë drejtpërdrejtë Putinin në biznese të errët, por kanë shkaktuar protesta masive në Britani kundër David Cameronit, ndoshta Putini është truri i fshehtë prapa rrjedhjes së informacionit?
Problemi me këtë teori brilante është se organizata që mori të dhënat është me qendër në SHBA dhe e financuar nga Ford dhe Soros, e cila u përpoq, me çdo mënyrë të dëshpëruar të mundshme, për të tërhequr Putinin në skandal.
Seriozisht, po i njihni Putinit më shumë merita nga sa meriton. /në shqip nga bota.al