Ekonomi

Pandemia shtyn zyrtarisht SH.B.A-në në recesion

Rënia ekonomike në SHBA e shkaktuar nga pandemia është shpallur zyrtarisht si recesion.

Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike e bëri përcaktimin të martën, duke përmendur shkallën dhe ashpërsinë e tkurrjes aktuale.  Vendimi i jep fund zyrtar asaj që kishte kaluar më shumë se një dekadë zgjerimi – më e gjata në historinë e SHBA-së. Pritej një recesion pasi ekonomia u kontraktua me 5% në tre muajt e parë të vitit.

Punëdhënësit raportuan gjithashtu shkurtimin e afro 22 milion vende pune në Mars dhe Prill, pasi kufizimet në aktivitetin që synonin të ndihmonin në kontrollin e virusit, detyruan shumë biznese të mbyllen. Disa ekonomistë kanë shpresë se humbjet e vendeve të punës tani janë ndalur dhe ka filluar një rikthim. Në maj, punëdhënësit amerikanë shtuan 2.5 milion vende pune.

Zyra Kombëtare e Kërkimit Ekonomik zakonisht përcakton një recesion si një tkurrje ekonomike që zgjat “më shumë se disa muaj”.  “Shkalla e paparë e rënies së punësimit dhe prodhimit dhe shtrirja e saj e gjerë në të gjithë ekonominë, garanton përcaktimin e këtij episodi si recesion, edhe nëse rezulton të jetë më i shkurtër se kontraktimet e mëparshme”, tha ajo.

Ekonomia amerikane ka përjetuar 12 recesione që nga viti 1948, më e gjata prej të cilave ishte Recensioni i Madh, i cili zgjati 18 muaj, nga dhjetori 2007 deri në qershor 2009. Që atëherë, SH.B.A kishte përjetuar një zgjerim të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Kjo përfundoi në shkurt, tha zyra. BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button