Bota

Panik nga çarja e digës në Kaliforni, evakuohen 188 mijë njerëz

Frika për stabilitetin e digës Oroville, në veri të Kalifornisë, ka bërë që autoritetet lokale të urdhërojnë evakuimin e 188.000 njerëzve. Shqetësimin e shkaktoi një rrymë e fortë ujit që vinte nga një kanal shkarkimi emergjence, nga një e çarë për shkak të erozionit. Tani rrjedhja e ujit është ndalur, por urdhëri i evakuimit mbetet në fuqi. Autoritetet duan që më parë të konstatojnë gjendjen e digës, 234.7 metra, më e larta e Shteteve të Bashkuara. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button