Shendeti

Papilomat kutane: 4 këshilla të vlefshme për t’i hequr qafe në mënyrë natyrale.

Papilomat kutane janë formacione të vogla të shfaqura kryesisht në qafë, në parakrahë, në palpebra dhe nëzona të tjera të trupit. Ato krijohen prej grumbullimit të kolagjenit në pjesët më të ekspozuara të lëkurës, por mund të shkaktohen edhe prej artritit. Edhe pse nuk janë të rrezikshme për shëndetin, për disa persona mund të jenë bezdisëse, pasi papilomat kutane irritohen lehtësisht. Shumica e njerëzve dëshiron t’i eliminojë, pasi papilomat janë edhe një problem estetik që e bën lëkurën të duket jo bukur.

Lajmi i mirë është se nuk është e nevojshme të ndjekësh procedura tepër të kushtueshme për t’i hequr qafe papilomat kutane. Duke përfituar nga cilësitë e disa përbërësve natyralë, ne mund të përgatisim zgjidhje për t’i hequr ato qafe pa e dëmtuar lëkurën rreth tyre. Këto janë zgjidhjet që ne ju ofrojmë:

1. Uthulla e mollës.
Acidi acetik q
ë gjendet në uthullën e mollës, është një nga përbërësit më të mirë për t’i eliminuar papilomat kutane (lythat). Procedura e lyerjes së tyre me uthull molle duhet të bëhet për disa javë rresht, në mënyrë që të eliminohen plotësisht.

2. Vaji i recinit me maja buke.
Kombinimi i vajit t
ë recinit me majanë e bukës krijon një pastë, e cila i lufton papilomat kutane nëmënyrë tepër efektive.

3. Lëngu i ananasit.
Bromelina,
një enzimë e pranishme në lëngun e ananasit, është mjaft e rëndësishme për t’i luftuar këto fibroma që ndikojnë në bukurinë tonë. Veprimi i saj antiinflamator dhe antiviral redukton përmasat e papilomave kutane dhe pengon shpërndarjen e tyre në pjesë të tjera të trupit.

4. Qepët dhe uji me kripë.
Squfuri i pranish
ëm tek qepët dhe vetitë e tyre antibakteriale, janë një element i rëndësishëm për zgjidhjen e papilomave kutane.

Zgjidh një nga mundësitë e përmendura më sipër për t’u çliruar nga këto formacione të bezdisshme tëlëkurës. Ama duhet të dini se efektet e tyre kërkojnë kohë që të bëhen të dukshme plotësisht, ndaj aplikimi duhet të bëhet vazhdimisht dhe pa u lodhur.

Back to top button