Mijëra fshatarë në ishullin turistik indonezian të Balit po strehohen mes frikës se mali Agung do të shpërthejë, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli.
Autoritetet kanë ngritur statusin e alarmit të vullkanit në nivelin më të lartë të premten, pas një “rritje të jashtëzakonshme” në aktivitetin sizmik.
Ai shpërtheu në vitin 1963, duke vrarë 1100 njerëz.
Made Suda, një banor tha se u largua gjatë natës me 25 anëtarë të familjes për të qëndruar në qendrën sportive Klungkung. Të tjerët kanë marrë strehim në komunat e fshatrave dhe me të afërmit.
Ai tha: “Ndiej dhimbje dhe frikë, ndjehem i trishtuar që lë pas fshatin dhe katër lopët e mia”. / Bota.al